GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentativë vrasjeje, drogë dhe municion luftarak, arrestohen në Itali dy shqiptarë

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentativë vrasjeje, drogë dhe municion luftarak, arrestohen në Itali dy shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Itali në kuadër të dy fazave të reja të operacionit të koduar “The Wanted”.

Njëri prej të arrestuarve, Muhamet Bedulla, 33 vjeç, është dënuar me 10 vite burg për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Sipas Policisë së Shtetit, në vitin 2017 ai plagosi tre herë me thikë një person me të cilin ishte konfliktuar.

Në pranga ka rënë edhe U. B., 26 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “Arrest në burg” për shitje narkotikësh dhe posedim të paligjshëm të municionit luftarak. Autoritetet shqiptare dhe italiane vijojnë procedurat për ekstradimin e dy të arrestuarve drejt Shqipërisë.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, konkretizuar nëpërmjet koordinimit operacional dhe informativ ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Romës, u finalizuan 2 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”, të cilat rezultuan me arrestimin në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, të 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Konkretisht, u arrestuan shtetasit:

-Muhamet Bedulla, 33 vjeç, të cilin Gjykata e Korçës, në vitin 2018, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në vitin 2017, ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin A. S. (babai i shtetasit me të cilin ishte konfliktuar në Korçë), të cilin e ka plagosur tri herë me mjet prerës (thikë). Nga dënimi 33-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet dhe 4 muaj burgim;

-U. B., 26 vjeç, të cilit Gjykata e Elbasanit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2024, shtetasi U. B. është kapur duke shitur lëndë narkotike Cannabis Sativa, dhe akuzohet se ka mbajtur në banesë, sasi të konsiderueshme fishekësh luftarakë dhe 2 krehra pistolete.”- njofton policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë të bashkëpunojnë për të finalizuar procedurat për ekstradimin e të dy shtetasve, në Shqipëri.

 

Etiketa: 2 shqiptareArrestimItali

Lajme të lidhura

Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë e jetesës/ Gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin
Aktualitet

Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë e jetesës/ Gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin

13:30 - 18/09/26
Hidhet shorti/ Kush është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
Aktualitet

Hidhet shorti/ Kush është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut

13:10 - 18/09/26
Përfshihet nga flakët automjeti në një parkim nëntokësor në Fier, banorët në panik
Aktualitet

Përfshihet nga flakët automjeti në një parkim nëntokësor në Fier, banorët në panik

12:59 - 18/09/26
Para
Pasi e miratoi dhe dekretoi formulën e re të pagave, Rama i drejtohet magjistratëve: Hajde të bisedojmë

Pasi e miratoi dhe dekretoi formulën e re të pagave, Rama i drejtohet magjistratëve: Hajde të bisedojmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë e jetesës/ Gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin
Aktualitet

Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë e jetesës/ Gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin

13:30 - 18/09/26

“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra të paguajë...

Lexo më shumë
Hidhet shorti/ Kush është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut

Hidhet shorti/ Kush është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut

13:10 - 18/09/26
Përfshihet nga flakët automjeti në një parkim nëntokësor në Fier, banorët në panik

Përfshihet nga flakët automjeti në një parkim nëntokësor në Fier, banorët në panik

12:59 - 18/09/26
Protesta pro UÇK-së/ Kreu i Veteranëve: Kërkojmë shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Speciale

Protesta pro UÇK-së/ Kreu i Veteranëve: Kërkojmë shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Speciale

12:48 - 18/09/26
Protesta pro UÇK-së/ Djali i Jakup Krasniqit: Të bashkohemi përtej partive e ndasive! Historinë e Çlirimtarëve s’mund ta fshijë askush

Protesta pro UÇK-së/ Djali i Jakup Krasniqit: Të bashkohemi përtej partive e ndasive! Historinë e Çlirimtarëve s’mund ta fshijë askush

12:36 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com