GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tre të rinjtë nga Fieri që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre të rinjtë nga Fieri që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident i rëndë rrugor me tre viktima shqiptare është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Glyfada të Athinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në bulevardin Poseidonos, pranë kryqëzimit me rrugën Kalypsous, në drejtim të Athinës. Në automjet udhëtonin pesë persona, kur për shkaqe që po hetohen, drejtuesi humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke u përplasur me forcë me një mur betoni pranë një hoteli.

Goditja ishte e fuqishme dhe automjeti pësoi dëmtime të mëdha. Për nxjerrjen e personave të bllokuar në makinë u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Tetë efektivë, të mbështetur nga tre automjete dhe pajisje të posaçme, morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Tre nga pesë personat që ndodheshin në automjet nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra. Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet greke, dy prej viktimave janë të rinj të moshës 23 dhe 26 vjeç, ndërsa identiteti i viktimës së tretë nuk ishte bërë ende publik në raportimet e para.

Dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë, të dy 18 vjeç, u dërguan me urgjencë në spital. Njëri prej tyre raportohet se ndodhet në gjendje kritike dhe është intubuar, ndërsa 18-vjeçari tjetër ka pësuar dëmtime të shumta dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit. Mediat vendase raportojnë se një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që automjeti të ketë qenë i përfshirë në një garë shpejtësie me një makinë tjetër

Një tjetër element që po verifikohet është nëse të rinjtë po regjistronin një video për TikTok në momentet përpara përplasjes. Këto dyshime mbeten pjesë e hetimit dhe ende nuk janë konfirmuar përfundimisht nga autoritetet.

gijotina.com/

Etiketa: aksidenti ne AthineKryesore1

Lajme të lidhura

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë
Breaking Views

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

20:45 - 18/09/26
Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike/ Aktivistja, Arvina Lleshi shpalos programin e protestës
Breaking Views

Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike/ Aktivistja, Arvina Lleshi shpalos programin e protestës

20:36 - 18/09/26
Mancini nis kapitullin e dytë me Italinë, 9 debutues dhe një rikthim surprizë
Breaking Views

Mancini nis kapitullin e dytë me Italinë, 9 debutues dhe një rikthim surprizë

20:25 - 18/09/26
Para
“Arrestoni Ramën”-Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: SPAK bëj gati prangat!

"Arrestoni Ramën"-Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: SPAK bëj gati prangat!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë
Breaking Views

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

20:45 - 18/09/26

Këtë të premte mbahet protesta e 111-të para kryeministrisë, me qytetarë të shumtë që janë mbledhur për të kërkuar largimin...

Lexo më shumë
Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike/ Aktivistja, Arvina Lleshi shpalos programin e protestës

Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike/ Aktivistja, Arvina Lleshi shpalos programin e protestës

20:36 - 18/09/26
Mancini nis kapitullin e dytë me Italinë, 9 debutues dhe një rikthim surprizë

Mancini nis kapitullin e dytë me Italinë, 9 debutues dhe një rikthim surprizë

20:25 - 18/09/26
Koncesioni Milot-Balldren/ 365 mln euro nën hundën e SPAK, fitues edhe emra në hetim

Koncesioni Milot-Balldren/ 365 mln euro nën hundën e SPAK, fitues edhe emra në hetim

20:14 - 18/09/26
Parullat në ditën e 111-të të revoltë: Shpike “praninë besnike”, burgu është rruga jote…

Parullat në ditën e 111-të të revoltë: Shpike “praninë besnike”, burgu është rruga jote…

19:48 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com