Në revoltën e 111 kundër, aktivistja Arvina Lleshi ka rikujtuar kërkesat e protestuesve. Në fjalën e saj, Lleshi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.
Protestuesit kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, përfshirë ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe të ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme.
Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë, ndër të tjera, ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme. Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
Paralelisht, kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra për ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike. Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, të rinj dhe qytetarë apolitikë, të propozuar nga sheshi i protestës”, tha ajo.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi, Klod Leka, tha se qeveria nuk mbështet aspak qytetarët, por punon vetëm për interesa personale.
“Shqipëria në Kushtetutë konsiderohet si Republikë parlamentare, po pyetja është se çfarë republike është ajo, parlamenti i së cilës ka nevojë për qindra policisë, gaz lotsjellës. Çfarë Republike është ajo, kur Parlamenti rrethohet me gardh metalik, ku qytetarët të mos shprehin të drejtën e dytë. Por kjo është republika e kleptokratëve e establishmentit të korruptuar, një Republikë ku qytetarit i taksohet 20 % kafshata e bukës që ha, ndërkohë që kazinotë, hotelet me pesë yje taksohen 6 % . Kjo është Republika ku 50 % e popullatës është në kufirin e varfërisë. Kjo është republika që ka vetëm 100 mijë lekë të vjetra në muaj për pensionistët që kanë punuar një jetë”.
gijotina.com/










Discussion about this post