Këtë të premte mbahet protesta e 111-të para kryeministrisë, me qytetarë të shumtë që janë mbledhur për të kërkuar largimin e numrit një të qeverisë, Rama.
Aktivisti Arben Kola, bëri thirrje për bashkim, pasi vetëm kështu fitohet.
“Mirëmbrëma të gjithëve. Rinia së pari duhet të bëhet bashkë për një qëllim dhe një ëndërr, Shqipëri e re. Kjo do ndodhë, liria nuk duhet të jetë e infektuar.
Duhet që t’i japim besën njëri-tjetrit. Ky është moment historik, ndaj ftojmë të rinjtë dhe të rejat, që kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri, të na bashkohen në shesh deri në shporrjen e Ramës. Koha është tani që të bashkohemi për një Shqipëri përtej partive”.
Duhet që t’i japim besën njëri-tjetrit. Ky është moment historik, ndaj ftojmë të rinjtë dhe të rejat, që kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri, të na bashkohen në shesh deri në shporrjen e Ramës. Koha është tani që të bashkohemi për një Shqipëri përtej partive”.
Aktivisti Edison Lika në protestën e 111 bëri thirrje për largimin e Ramës. Në fjalën e tij, Lika kritikoi reformat e ndërmarra ndër vite nga Partia Socialiste, duke thënë se ato nuk kanë pasur në qendër qytetarin.
Sipas tij, këto reforma kanë shërbyer për forcimin e pushtetit. Lika deklaroi se protesta ndaj qeverisë nuk ka qenë e lehtë që në nisje, ndërsa akuzoi regjimin për blerje dhe vjedhje votash, si dhe korrupsion.
“Të gjitha reformat që ka bërë PS gjithë këto vite nuk kanë pasur në qendër qytetar, por vetëm betonizimin e pushtetit. Luftën përballë këtij regjimi e kemi ditur që në fillim që nuk do ta kishim të lehtë. Ky regjim e ka betonizuar pushtetin me blerje votash, me vjedhje votash me korrupsion. Por dua t’u them që çdo ditë që ne dalim në shesh e gërryejmë nga brenda regjimin e Ramës. Për ne çdo ditë që dalim është + një ditë protestë dhe për atë është minus një ditë pushtet”, tha ai.
gijotina.com/










Discussion about this post