Qytetarë të shumtë ishin prezent në protestën e 111-të para Kryeministrisë.
Një protestuese u shpreh se në këtë protestë të gjithë duhet të jenë një, si organizator, ashtu edhe protestues. Gjithashtu, ajo bëri thirrje që protesta të kalojë në një nivel tjetër.
“Të dashur qytetarë. Kjo është hera e parë që flas dhe ndoshta e fundit. Është më e rëndësishmja dhe do iu them ca gjëra. Të gjithë organizatorët, protestuesit, dijeni se na duhet bashkim. Nuk e ndihmojmë kauzën me protagonizma. Ne duhet të jemi në sinkron. Secili nga ne është organizator. Vendimet duhet t’i marrim bashkë, kjo është çështje gjoegrafie.
Nuk më pëlqen të përsëris problem. Ne duhet të kalojmë në një nivel tjetër tani. Të gjithë qytetarët të të gjitha bindjeve, duhet të jenë këtu, duhet të kujtohen që problemet vazhdojnë”.
Nuk më pëlqen të përsëris problem. Ne duhet të kalojmë në një nivel tjetër tani. Të gjithë qytetarët të të gjitha bindjeve, duhet të jenë këtu, duhet të kujtohen që problemet vazhdojnë”.
Me thirrjet “Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, nesër më shumë”, është mbyllur edhe protesta e 111-të kundër qeverisë.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Edhe në këtë protestës qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, ndërsa jehuan thirrjet , “arresto Ballukun, arresto Ramën”, “ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”.
gijotina.com/
Etiketa: protesta









Discussion about this post