GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit/ Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për dy nipërit

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit/ Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për dy nipërit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 2017-ën, Hysni Patushi, u arrestua për herë të parë për dhunë në familje. Ai kishte ngritur dorë ndaj bashkëshortes së tij, Lumturie Patushi. 9 vite më pas, dhuna rikthehet duke përfunduar në tragjedi.

Këtë mëngjes ata ishin në banesën e vajzës së tyre në rrugën Panorama pranë SPAK-ut në Tiranë. Gruaja, kujdesej për dy nipërit e mitur. Një debat ka nisur mes tyre, dhe një moment, në sy të nipërve të vegjël, Hysni Patushi 68-vjeçar goditi me thikë në gjoks gruan 58 vjeç. Lumturie Patushi ndërroi jetë në spital.

Burri dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, ndërsa pas krimi u largua. Policia e arrestoi në zonën e Kamzës. Policia gjeti pranë pallatit ku ndodhi vrasja, edhe thikën që 68-vjecari e kishte hedhur në tokë.

68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka deklaruar se kishin konflikte herë pas here, pasi sipas tij, gruaja Lumturie Patushi qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”.

Ai u tha hetuesve se i kërkonte gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. Paraditen e sotme, ai e ka marrë në telefon dhe, sipas tij, gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u.

68-vjeçari ka shkuar dhe e ka gjetur në shtëpinë e vajzës dhe sipas tij, ajo e kishte gënjyer.

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar ai në polici.

Çifti banonin në një tjetër pallat në zonën e Don Boskos, por vinin shpesh në shtëpinë e vajzës së tyre për ta ndihmuar me fëmijët e vegjël.

Në momentin e krimit dhëndri i shtëpisë ishte pranë në lagje, dhe u shoqërua për tu marrë në pyetje. Edhe të vegjlit 10 dhe 14 vjeç, në prani të psikologut pritet të pyeten për të treguar se çfarë mund të ketë ndodhur mes gjyshërve para vrasjes.

gijotina.com/

Etiketa: Krimi ne familjeKryesore1

Lajme të lidhura

Çfarë u zbulua gjatë kontrollit blic në qelinë e Ergys Agasit? Lala: Pati “fërkim” mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve
Aktualitet

Çfarë u zbulua gjatë kontrollit blic në qelinë e Ergys Agasit? Lala: Pati “fërkim” mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve

17:42 - 19/09/26
Sfida me Tiranën, trajneri Gvozdenovic: Do jetë ndeshje e fortë, pres shumë nga skuadra!
Breaking Views

Sfida me Tiranën, trajneri Gvozdenovic: Do jetë ndeshje e fortë, pres shumë nga skuadra!

17:31 - 19/09/26
Falsifikim me pronat në Hipotekë, arrestohet drejtori i ASHK-së Fier dhe dy të tjerë
Aktualitet

Falsifikim me pronat në Hipotekë, arrestohet drejtori i ASHK-së Fier dhe dy të tjerë

17:09 - 19/09/26
Para
Falsifikim me pronat në Hipotekë, arrestohet drejtori i ASHK-së Fier dhe dy të tjerë

Falsifikim me pronat në Hipotekë, arrestohet drejtori i ASHK-së Fier dhe dy të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë u zbulua gjatë kontrollit blic në qelinë e Ergys Agasit? Lala: Pati “fërkim” mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve
Aktualitet

Çfarë u zbulua gjatë kontrollit blic në qelinë e Ergys Agasit? Lala: Pati “fërkim” mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve

17:42 - 19/09/26

Detaje të reja janë zbardhur nga kontrolli blic i ushtruar në ambientet e paraburgimit ku mbahet Ergys Agasi. Gazetarja Klodiana...

Lexo më shumë
Sfida me Tiranën, trajneri Gvozdenovic: Do jetë ndeshje e fortë, pres shumë nga skuadra!

Sfida me Tiranën, trajneri Gvozdenovic: Do jetë ndeshje e fortë, pres shumë nga skuadra!

17:31 - 19/09/26
Falsifikim me pronat në Hipotekë, arrestohet drejtori i ASHK-së Fier dhe dy të tjerë

Falsifikim me pronat në Hipotekë, arrestohet drejtori i ASHK-së Fier dhe dy të tjerë

17:09 - 19/09/26
Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit/ Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për dy nipërit

Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit/ Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për dy nipërit

16:14 - 19/09/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, çmimet e karburantit do të bien shumë poshtë

15:32 - 19/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com