Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, me pankarta në duar, përmes të cilave shprehin kundërshtimet e tyre ndaj qeverisë dhe paraqesin kërkesat që kanë ngritur gjatë protestave të njëpasnjëshme.
Në protestën e sotme, një nga çështjet kryesore të ngritura nga qytetarët është ndryshimi i Kodit Zgjedhor.
Tubimi vijon në Tiranë, ndërsa protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshime në sistemin zgjedhor dhe për garantimin e një procesi që, sipas tyre, duhet të jetë më përfaqësues dhe transparent.

gijotina.com/










Discussion about this post