Aktivisti Mirjan Aliaj ka bërë thirrje për protestë më 8 tetor, ditën kur pritet të votohet në Kuvend harta e re territoriale e propozuar nga qeveria.
Sipas aktivistit, çështja po tentohet të kalojë në heshtje, ndërsa ai e cilësoi publikimin e përgjimeve si një “këmbanë alarmi” për qytetarët.
“Në datën 8 tetor pritet të votohet harta e re territoriale që qeveria e Ramës ka propozuar. I bëj thirrje çdo qytetari, që në datën 8 tetor nëse plani qeverisë nuk ndryshon, të mblidhemi para Kuvendit të Republikës që të mos e lejojmë Ramën të shkrijë bashkitë. I bëj thirrje të gjitha bashkive të vogla që janë pjesë e këtij plani, që në datën 8 tetor jemi në Kuvendin e Republikës dhe të mos i lejojmë këta deputetë që veprojnë kundër vullnetit popullor të mos e ndryshojnë hartën”, tha mes të tjerash aktivisti Mirjan Aliaj.
gijotina.com/










Discussion about this post