GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Flamingo në Bienalen Ndërkombëtare të Roterdamit

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Flamingo në Bienalen Ndërkombëtare të Roterdamit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Revolucioni Flamingo i Shqipërisë shkon në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës së Roterdamit 2026, 18 shtator – 29 nëntor 2026.

Kolektivi Artistët dhe Arkitektët Shqiptarë për Revolucionin Flamingo prezanton në Roterdam, “Ata thonë ‘Zhvillim’, Ne themi ‘Grabitje Toke’”, një ndërhyrje hapësinore që sjell zërin dhe materien e Revolucionit Flamingo në Bienale, drejtpërdrejt nga Shqipëria.

Ndërsa prej pothuaj 4 muajsh, shqiptarët kanë mbushur rrugët çdo ditë, në një lëvizje që tashmë njihet si Revolucioni Flamingo, nxitur fillimisht nga planet për ndërtimin e një resorti brenda një lagune të mbrojtur, banesë e flamingove dhe specieve te tjera, protesta është shtrirë përtej refuzimit të një projekti të vetëm, duke u shndërruar kështu në një revoltë më të gjerë kundër agjendës së zhvillimit të Kryeministrit Edi Rama, model ku interesat publike sakrifikohen gjithnjë e më shume në favor të elitave të tjera.

Artistët që paraqesin veprën e tyre ne Bienalen e Roterdamit, shfaqin materiale nga terreni të krijuara nga protestuesit gjatë protestave si pankarta origjinale përdorur në protestë (10 x 2 m), valëvitur nga aktivistët e Revolucionit Flamingo, përgjatë brigjeve të kërcënuara të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, një tufë flamigosh – flamingo origjinale polistireni përdorur çdo natë nga protestuesit gjatë demonstratave si edhe kartolina nga Shqipëria – nje grup kartolinash të cilat vizitorët janë të ftuar t’i dërgojnë drejt përfaqësueseve të BE-së, duke kërkuar shfuqizimin e Ligjit 21/2024, legjislacion që ka bërë të mundur ekspozimin e parqeve kombëtare dhe zonave të mbrojtura ndaj projekteve të mëdha turistike dhe infrastrukturore.

Kolektivi e përdor hapësirën dhe kohën e Bienales si zgjatim mbështetjeje, si një mënyrë për ta bartur më tej lëvizjen dhe për ta lejuar atë të rrugëtojë përtej kufijve të Shqipërisë.

Pyetja kryesore qe kolektivi ngre është: “Përtej thjesht përfaqësimit të lëvizjes Flamingo, si mundet një bienale arkitekture të mbështes një lëvizje që tashmë po prodhon format e veta të njohurive hapësinore, organizimit dhe rezistencës?”.

Kolektivi Artistët dhe Arkitektët Shqiptarë për Revolucionin Flamingo (AAAFR) është një grup fluid artistësh, arkitektësh dhe aktivistësh, që zuri fill në rrugët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera përmes angazhimit të përditshëm me protestat, qysh kur nisi lëvizja.

Bienalja Ndërkombëtare e Arkitekturës në Roterdam, është një institucion kulturor që nxit dialogun mbi çështjet bashkëkohore hapësinore dhe organizon çdo dy vjet edicionet e saj tematike.

Etiketa: BienaleFlamingoRoterdam

Lajme të lidhura

Emisioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit
Aktualitet

Emisioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit

14:36 - 20/09/26
Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike
Aktualitet

Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike

13:49 - 20/09/26
Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh
Aktualitet

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:41 - 20/09/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emisioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit
Aktualitet

Emisioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit

14:36 - 20/09/26

Protesta qytetare, që ka hyrë sot në ditën e 113-të, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, lëvizjes...

Lexo më shumë
Telashe për presidentin e PSG-së, nis hetimi në Francë për konflikt interesi

Telashe për presidentin e PSG-së, nis hetimi në Francë për konflikt interesi

14:11 - 20/09/26
Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike

Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike

13:49 - 20/09/26
Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:41 - 20/09/26
Flamingo në Bienalen Ndërkombëtare të Roterdamit

Flamingo në Bienalen Ndërkombëtare të Roterdamit

13:02 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com