Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protesta vijon me marshimin në rrugët e Tiranës.
Marshimin do ta kryesojnë studentët, së bashku me gratë dhe vajzat pjesëmarrëse në protestë.
“Që nga sonte marshimin e kryesojnë studentët, bashkë me vajzat edhe gratë”, është bërë e ditur nga aktivistja Arvina Lleshi.
Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.
Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare.










Discussion about this post