Pavarësisht digjitalizimit, me shërbimet “një klikim larg”, administrata shqiptare vijon të shtohet.
Në fund të vitit të shkuar, në 61 bashkitë e vendit pati gati 40 mijë të punësuar, numri më i lartë i shënuar ndonjëherë.
Me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, duke ulur numrin e punonjësve dhe, rrjedhimisht, duke kursyer para, qeveria ndërmori në vitin 2014 reformën “Administrative-Territoriale”.
Zyrtarë nga shumica qeverisëse argumentuan se zbatimi i saj do të kursente qindra milionë euro, para që do të shërbenin për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Por sot, mbi një dekadë më pas, administrata vendore është dyfishuar.
Të dhënat nga financat vendore tregojnë se, mesatarisht, një punonjës u kushton aktualisht bashkive gati 68 mijë lekë. Për pozicione të caktuara të nivelit të lartë, kostoja maksimale rritet edhe mbi 83 mijë lekë.
Para vitit 2015, Shqipëria kishte në total 373 njësi të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna.
Më 31 korrik 2014, reforma u miratua me 88 vota pro, një kundër dhe një abstenim, pa praninë e Partisë Demokratike, duke reduktuar në 61 njësitë e pushtetit vendor./ A2/









Discussion about this post