GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Artan Myrtajt, ministri Ervin Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues në Sarandë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Artan Myrtajt, ministri  Ervin Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues në Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e Artan Myrtajt në mes të Sarandës ka sjellë lëvizje të forta në strukturat e policisë lokale. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë së Sarandës. Po ashtu ka kërkuar ngritjen e një Task-Force të posaçme për hetimin e krimit në qytetin bregdetar.

Vendimi është bërë i ditur gjatë një takimi të ministrit të ri të Brendshëm me drejtuesit e policisë në qarqe, ku në qendër të diskutimeve ka qenë atentati i një dite më parë në Sarandë.

Demo ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj drejtuesve të policisë, duke kërkuar ndryshimin e zinxhirit drejtues në Sarandë dhe krijimin e një strukture të posaçme që do të fokusohet në hetimin e krimeve në këtë zonë.

Lëvizja vjen vetëm një ditë pasi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një analizë urgjente me strukturat e Komisariatit të Sarandës. Hita kërkoi hetime të thelluara, evidentimin e konflikteve dhe personave me precedentë, si dhe rezultate konkrete për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytet.

Artan Myrtaj, 44 vjeç, u vra me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në qendër të Sarandës. Ai ndodhej në një lokal pranë ish-agjencisë kur dy persona që lëviznin me motor iu afruan. Myrtaj tentoi të largohej me vrap pasi konstatoi atentatorët, por autorët vijuan të qëllonin, duke e lënë të vdekur. Nga të shtënat u plagos edhe një kalimtar 73-vjeçar.

Hetimet për atentatin vijojnë, ndërsa autorët nuk janë kapur ende. Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe rreth 20 persona janë marrë në pyetje. Policia po analizon gjithashtu kamerat e sigurisë dhe ka ngritur postblloqe në akset dalëse të Sarandës.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë. Po hetohet gjithashtu nëse krimi mund të ketë lidhje me konfliktin e nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar, kur u plagosën me armë Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj. Deri tani, megjithatë, policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht motivin e vrasjes.

Etiketa: MinistriSarandëVrasja

Lajme të lidhura

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

14:49 - 21/09/26
U inaugurua vetëm një javë më parë, shembet ura që kushtoi 40 milionë lekë në Klos
Aktualitet

U inaugurua vetëm një javë më parë, shembet ura që kushtoi 40 milionë lekë në Klos

14:10 - 21/09/26
Atentati në Sarandë/ RENEA zbarkon në Kamëz, kontrolle në banesat e Ervis Lamit, nipit dhe mikut të tij
Aktualitet

Atentati në Sarandë/ RENEA zbarkon në Kamëz, kontrolle në banesat e Ervis Lamit, nipit dhe mikut të tij

13:56 - 21/09/26
Para
UEFA Nations League/ Manaj dhe Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin, vendin e parë në grup

UEFA Nations League/ Manaj dhe Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin, vendin e parë në grup

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

14:49 - 21/09/26

Një velierë e dyshuar se përdorej për transportin e drogës është kapur në ujërat e Atlantikut nga autoritetet spanjolle, ndërsa...

Lexo më shumë
Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

14:25 - 21/09/26
U inaugurua vetëm një javë më parë, shembet ura që kushtoi 40 milionë lekë në Klos

U inaugurua vetëm një javë më parë, shembet ura që kushtoi 40 milionë lekë në Klos

14:10 - 21/09/26
Atentati në Sarandë/ RENEA zbarkon në Kamëz, kontrolle në banesat e Ervis Lamit, nipit dhe mikut të tij

Atentati në Sarandë/ RENEA zbarkon në Kamëz, kontrolle në banesat e Ervis Lamit, nipit dhe mikut të tij

13:56 - 21/09/26
UEFA Nations League/ Manaj dhe Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin, vendin e parë në grup

UEFA Nations League/ Manaj dhe Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin, vendin e parë në grup

13:42 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com