Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi rolin e KLGJ-së në qeverisjen e gjyqësorit dhe në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka një rol kyç në qeverisjen e gjyqësorit dhe në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Në takimin tim të parë me Kryetarin Ilir Rusi, theksova se pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit mbeten në themel të reformës dhe janë thelbësore për një sistem drejtësie më efektiv, më të përgjegjshëm dhe që gëzon besimin e publikut”, shkroi ambasadorja e BE-së.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian do të vijojë bashkëpunimin me KLGJ-në për konsolidimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë.
“Do të vazhdojmë bashkëpunimin me KLGJ-në për konsolidimin e reformës dhe forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia”, përfundoi Moreira de Sousa.










Discussion about this post