I riu Fabian Peka, i cili u përplas me kryeministrin Edi Rama gjatë udhëtimit në avion nga Tirana drejt Napolit, ka sqaruar si qëndron e vërteta e asaj dite. Duke folur gjatë një emisioni, i riu mohoi raportimet se e kishte sharë Ramën dhe tregoi se gjithçka nisi pasi avioni kishte ndaluar dhe pasagjerët po zbrisnin.
Ai tha se në momentin që ka ndaluar avioni i ka kërkuar Kryeministrit që më mirë mos të kthehet fare në Shqipëri. Por në vazhdim të bisedës Rama i ka thënë të riut se pse po i bën foto dhe ‘të zhduk’. Pas përplasjes verbale, Fabio Peka thotë se Rama ka komunikuar me policët italianë dhe më pas ai është shoqëruar në polici.
Sipas tij, edhe gjatë qëndrimit në polici ka pasur komunikim mes tij dhe efektivëve, të cilëve u ka bërë edhe pyetjen nëse punonin për kryeministrin shqiptar. Në fund, i riu shprehet se policët kanë kryer disa telefonata dhe më pas e kanë liruar.
“Kur avioni ndali, i thashë: Mos u ktheni në Shqipëri, për të mirën e shqiptarëve e për të mirën tuaj. Më tha: Hajde, hajde këtu. Vazhduam shakatë. Më tha: Pse bën foto ti mua? I thashë: Besoj se nuk është e ndaluar. Më tha: E di çfarë të bëj unë ty? I thashë: Më thuaj çfarë më bën. Tha: Të zhduk. I thashë: Më rr**n l***t. Ma përsëriti edhe një herë: Të zhduk. Dhe unë i përsërita fjalën time. Pastaj foli me policët italianë. Pastaj vajta në polici, policët qeshnin. Policëve u thashë: A punoni për kryeministrin shqiptar? Policët folën në telefon dhe pastaj më liruan”, tha Fabio.










Discussion about this post