GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK cakton “arrest në shtëpi” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK cakton “arrest në shtëpi” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zhvillim i paprecedentë prek drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, pas kërkesës së paraqitur nga SPAK.

Krahas masës së sigurisë, ndaj Hysenit është vendosur edhe pezullimi nga ushtrimi i detyrës.

Hyseni drejton SHISH-in që prej vitit 2023. Masa ndaj saj krijon një precedent për institucionin, pasi drejtuesja e shërbimit sekret përfshihet drejtpërdrejt në një procedim të SPAK dhe përballet me një masë sigurie personale. Nuk dihet nëse masat e vendosura nga GJKKO do të pranohen ose jo nga Qeveria, pasi drejtuesi i SHISH-it emërohet nga Kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti.

Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë. Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në Kosovë, ajo ka mbajtur postin e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), por sipas raportimeve, ajo u shkarkua nga ky post nga presidentja e saj Kohe Vjosa Osmani, për arsye që nuk janë bërë të ditura publikisht

Por hetimi nuk duket se ndalet te SHISH.

Nga informacionet e deritanishme rezulton se SPAK po kryen veprime edhe ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë. Mes tyre është ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Për Prodën, GJKKO ka autorizuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal. Me vendim të së njëjtës gjykatë janë kryer kontrolle edhe në banesa të personave të tjerë.

Pikërisht këtu mbetet edhe pjesa kryesore që SPAK nuk e ka bërë ende publike.

Nuk dihet zyrtarisht se cila vepër penale po hetohet dhe çfarë faktesh konkrete kanë çuar prokurorët te drejtuesja e SHISH dhe ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit.

Emri i Vlora Hysenit është përmendur më herët në raportimet mediatike për hetimet që lidhen me Ergys Agasin. Por, pa një njoftim zyrtar të SPAK ose një vendim të zbardhur të GJKKO, nuk mund të përcaktohet nëse masa e re ndaj shefes së SHISH lidhet drejtpërdrejt me këtë dosje.

Kjo është edhe pika që pritet të sqarojë SPAK: çfarë ka zbuluar hetimi që ka çuar prokurorët nga Ergys Agasi te drejtues të strukturave më të larta të sigurisë dhe rendit në vend

Etiketa: Kryesore1SpakVlora Hyseni

Lajme të lidhura

Akuzohen për pastrim parash përmes kompanive fasadë, SPAK dërgon për gjykim katër persona
Aktualitet

Aksioni i SPAK/ Lë shohen masa sigurie edhe për dy ekspertë të kriminalistikës në Policinë e Shtetit

10:07 - 22/09/26
Pas kontrollit në banesën e tij, Ilir Proda merret në pyetje nga SPAK
Aktualitet

Pas kontrollit në banesën e tij, Ilir Proda merret në pyetje nga SPAK

09:59 - 22/09/26
‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si e paralajmëroi më parë Berisha: Ergys Agasi po kontrollon SHISH-in
Aktualitet

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si e paralajmëroi më parë Berisha: Ergys Agasi po kontrollon SHISH-in

09:57 - 22/09/26
Para
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e Bashkimit Europian për Shqipërinë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzohen për pastrim parash përmes kompanive fasadë, SPAK dërgon për gjykim katër persona
Aktualitet

Aksioni i SPAK/ Lë shohen masa sigurie edhe për dy ekspertë të kriminalistikës në Policinë e Shtetit

10:07 - 22/09/26

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i SPAK në kuadër të hetimit për dosjen e AKSHI-t, ku më herët...

Lexo më shumë
Pas kontrollit në banesën e tij, Ilir Proda merret në pyetje nga SPAK

Pas kontrollit në banesën e tij, Ilir Proda merret në pyetje nga SPAK

09:59 - 22/09/26
‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si e paralajmëroi më parë Berisha: Ergys Agasi po kontrollon SHISH-in

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si e paralajmëroi më parë Berisha: Ergys Agasi po kontrollon SHISH-in

09:57 - 22/09/26
Aksident në Shkodër/ Humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër

Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 36-vjeçari në Allias

09:36 - 22/09/26
Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën

Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën

09:27 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com