GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e Bashkimit Europian për Shqipërinë?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të negociatave me Bashkimin Evropian. Të 33 kapitujt janë hapur dhe në korrik u mbyllën përkohësisht tre të parët. Por pyetja që bëhet gjithnjë e më interesante nuk është vetëm se cili kapitull i radhës do të mbyllet.

Pyetja është se sa do të ndikojë klima politike dhe sociale në Shqipëri në vlerësimin që Brukseli do t’i bëjë vendit në muajt e ardhshëm?

Në letër, procesi i anëtarësimit është i bazuar në merita. Kapitujt mbyllen kur plotësohen kriteret dhe kur Shqipëria demonstron se është në gjendje të zbatojë në praktikë acquis-in europian. Kjo u bë veçanërisht e qartë në maj, kur Shqipëria përmbushi benchmark-et e ndërmjetme për grupkapitullin 1, i njohur si Themeloret dhe Bashkimi Europian përcaktoi kriteret për mbylljen e tij.

Vetë Këshilli i BE-së thekson se progresi në “Themeloret” do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Por këtu fillon pjesa më interesante.

Protestat nuk janë një kapitull negociatash, por ajo që ndodh gjatë protestave mund të bëhet pjesë e vlerësimit.

Brukseli nuk vlerëson nëse një qeveri është popullore apo nëse ka protesta kundër saj. As protestat, në vetvete, nuk janë një kriter për mbylljen e një kapitulli.

BE-ja vlerëson institucionet, shtetin e së drejtës, funksionimin e demokracisë, të drejtat themelore, transparencën dhe mënyrën se si zbatohen ligjet. Prandaj, kur një vend kandidat përballet me një periudhë të gjatë protestash, mënyra se si institucionet reagojnë ndaj tyre mund të bëhet relevante për vlerësimin më të gjerë të funksionimit të institucioneve demokratike.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Shqipërinë në këtë moment, sepse vendi nuk ndodhet më në fazën e thjeshtë të hapjes së kapitujve. Ka kaluar në fazën ku duhet të dëshmojë zbatimin e reformave, rezultate konkrete dhe një historik të qëndrueshëm të zbatimit të tyre. Kjo është pikërisht mënyra se si Komisioni Europian e përshkroi fazën e re pas përmbushjes së kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin I.

Këtu hyn në lojë një tjetër element i debatit shqiptar; Kapitulli 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike. Në pamje të parë, ky është një kapitull teknik. Në realitet, ai prek disa prej çështjeve më të debatueshme në Shqipërinë e sotme, siç jane zonat e mbrojtura, investimet strategjike, zhvillimi turistik, biodiversiteti dhe mënyra se si shteti balancon zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e territorit.

Komisioni Europian ka qenë jashtëzakonisht i qartë për disa prej këtyre çështjeve. Në qershor, Komisioni tha se për mbylljen e Kapitullit 27 Shqipëria duhet të harmonizohet plotësisht me legjislacionin e BE-së, përfshirë Direktivën e Shpendëve dhe Direktivën e Habitateve, të demonstrojë kapacitetin për menaxhimin e ardhshëm të zonave Natura 2000 dhe të ndërpresë legjislacionin e vitit 2015 për investimet strategjike. Komisioni gjithashtu i kërkoi Shqipërisë të shmangë veprime që mund të minojnë përmbushjen e këtyre kritereve.

Kjo nuk është më një deklaratë e përgjithshme për mjedisin. Është pjesë e drejtpërdrejtë e kushtëzimit të procesit të anëtarësimit.

Dhe pikërisht këtu protestat bëhen të rëndësishme për Brukselin, sepse disa nga çështjet që kanë prezantuar njerëzit në rrugë janë të njëjtat çështje që ekzistojnë edhe në dokumentet e procesit të integrimit europian.

A mund të ndikojnë protestat në mbylljen e Kapitullit 27? Përgjigjja nuk është po ose jo.

Nuk do të ishte e saktë të thuhej se protestat do ta nxisin BE-në që të bllokojë një kapitull. Nga ana tjetër, do të ishte po aq e gabuar të konsiderohej se ajo që ndodh në terren është e parëndësishme për procesin e anëtarësimit.

Nëse protestat nxjerrin në pah probleme që lidhen me zbatimin e legjislacionit europian, transparencën e vendimmarrjes, mbrojtjen e zonave natyrore apo kapacitetin e institucioneve për të zbatuar rregullat, atëherë këto çështje mund të bëhen pjesë e informacionit mbi të cilin mbështetet vlerësimi europian.

Në rastin e Kapitullit 27, kjo lidhje është edhe më konkrete. Komisioni ka theksuar tashmë se çështjet që lidhen me zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike janë pjesë e benchmark-eve për mbylljen e kapitullit. Pra, debati politik në Shqipëri nuk zhvillohet në një hapësirë krejtësisht të ndarë nga negociatat me BE-në.

Brukseli po shikon jo vetëm çfarë miratohet, por çfarë ndodh në praktikë. Ky është ndoshta ndryshimi më i madh në fazën e sotme të negociatave.

Kur Shqipëria po hapte kapitujt, fokusi ishte kryesisht tek harmonizimi i legjislacionit dhe përmbushja e kushteve për hapjen e tyre. Tani kur të gjithë kapitujt janë hapur dhe tre janë mbyllur përkohësisht, barra e provës bëhet më e madhe lidhur me funksionimin e rregullave në praktikë.

Në korrik, BE-ja dhe Shqipëria mbyllën përkohësisht Kapitujt 25, 26 dhe 30. Kjo ishte një shenjë konkrete e progresit. Por vetë BE-ja theksoi se procesi nuk përfundon me mbylljen e një kapitulli dhe se marrëveshjet për kapitujt individualë nuk konsiderohen përfundimtare deri në arritjen e një marrëveshjeje të përgjithshme për të gjithë kapitujt.

Prandaj, ajo që ndodh gjatë muajve të ardhshëm mund të jetë më e rëndësishme se vetë numri i kapitujve që do të vendosen në axhendën e një konference.

Në fund, debati nuk është nëse Brukseli “është me protestuesit” apo “me qeverinë”.

Pyetja është shumë më institucionale:

A do të arrijë Shqipëria t’i bindë institucionet europiane se rregullat që ka miratuar po zbatohen në mënyrë të qëndrueshme, transparente dhe në përputhje me standardet e BE-së; dhe se institucionet e vendit janë në gjendje të menaxhojnë konfliktet dhe reagimet shoqërore që lindin nga këto vendime?

Ky është thelbi i fazës së re. Dhe Kapitulli 27 është një shembull karakteristik. Mbrojtja e mjedisit nuk është më vetëm një çështje e debatit politik brenda vendit. Ajo është tashmë pjesë e një benchmark-u konkret europian.

Prandaj, muajt e ardhshëm do të jenë veçanërisht interesantë. Jo sepse protestat, në vetvete, vendosin për negociatat, por sepse ato mund të nxjerrin në pah pikërisht ato çështje që Bashkimi Europian duhet të vlerësojë: shtetin e së drejtës, institucionet, transparencën, zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e pasurisë publike dhe natyrore.

Faza e ardhshme e negociatave nuk është thjesht të hapë kapituj të tjerë. Është fazë që do dëshmojë se mund t’i mbyllë, dhe, mbi të gjitha, se mund të zbatojë në praktikë atë që kërkon rruga e saj drejt Bashkimit Europian./BIRN

 

 

Etiketa: Bashkimi EuropianprotestaShqiperi

Lajme të lidhura

“Rama pranë greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?
Aktualitet

“Rama pranë greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?

10:45 - 22/09/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

10:30 - 22/09/26
“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!
Aktualitet

SPAK shpalli masë sigurie për drejtuesen e SHISH, Tabaku: Rama mbetet përgjegjës për këtë sistem të kalbur

10:19 - 22/09/26
Para
Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën

Dosja 'Agasi' hapi kutinë e "Pandorës", hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama pranë greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?
Aktualitet

“Rama pranë greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?

10:45 - 22/09/26

Ish-deputeti, Lefter Maliqi, ka reaguar në lidhje me aksionin e SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI, ku u...

Lexo më shumë
Duka pranë Kombëtares: Duhet impenjim maksimal, frymë skuadre dhe karakter për të arritur vendin e parë

Duka pranë Kombëtares: Duhet impenjim maksimal, frymë skuadre dhe karakter për të arritur vendin e parë

10:32 - 22/09/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

10:30 - 22/09/26
“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!

SPAK shpalli masë sigurie për drejtuesen e SHISH, Tabaku: Rama mbetet përgjegjës për këtë sistem të kalbur

10:19 - 22/09/26
Akuzohen për pastrim parash përmes kompanive fasadë, SPAK dërgon për gjykim katër persona

Aksioni i SPAK/ Lë shohen masa sigurie edhe për dy ekspertë të kriminalistikës në Policinë e Shtetit

10:07 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com