SPAK ka lëshuar sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet për skandalin e AKSHI-t. Hyseni ishte denoncuar prej kohësh dhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte ngritur akuza dhe dyshime për rolin e saj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Në një konferencë për shtyp, Berisha pretendonte se Ergys Agasi kishte kontroll mbi SHISH-in dhe se kishte ndikim përmes marrëdhënies së tij me Hysenin. Berisha kishte ngritur gjithashtu pretendimin se kontrolli i Ergys Agasit mbi SHISH-in përbënte rrezik edhe për NATO-n.
“Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur.
Miqësia e kryetares së SHISH-it, drejtoreshës së SHISH-it, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni.
Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën,” paralajmëronte Berisha asokohe.










Discussion about this post