GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arresti i Vlora Hysenit/ Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arresti i Vlora Hysenit/ Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të hetimeve të dosjes AKSHI, ku me vendim të GJKKO, u vendos masa e pezullimit nga detyra për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni dhe “arrest në shtëpi”.

Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se kjo është hera e parë në histori, që një shefe e shërbimit shtetëror informativ të vendoset në funksion të krimit, duke shtuar se Hyseni ka shkelur betimin dhe ligjin.

Sipas Berishës, ajo bëri një vizitë të fshehtë në Beograd sapo mori detyrën asokohe në vitin 2023 në krye të SHISH. Sipas kryedemokratit, ajo u shkarkua edhe nga posti që mbante në Agjencinë e Inteligjencës në Kosovë për shkak se dha të dhëna sekrete te armiqtë e Kosovës.

“Kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit. Sot, Prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e Shërbimit Informativ kombëtar, si bashkëpunëtore në krim, si një njeri që ka shkelur betimin, ligjin, dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve.

Nuk ka një nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky. Natyrisht SHISH është institucion i rëndësie të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare Interesi ynë për këtë shërbim fillimisht pas largimit të detyruar gjoja për studime të ish shefit të shërbimit Helidon Bendo, në shërbim u dërgua këshilltari i tij famëziu, që me aktin më të parë, i urdhëruar nga Rama, urdhëroi punonjësit të ndërpresin çdo bashkëpunim me shërbimet partnere.

Koreja mund ta kishte një urdhër të tillë por ndërkohë famozja Hyseni ishte në atë kohë këshilltare e Edi Ramës për shërbimet inteligjente. Ky është denoncim në vitin 2022. Burime shumë të besueshme informojnë se sapo mori detyrën Vlora Hyseni është shkarkuar nga qeveria e Kosovës sepse plaçkiti të dhënat e shërbimit dhe i dërgoi në adresë të armiqve të Kosovës. Emërohet drejtoreshë dhe vizitën e parë e bëri në Beograd, ku qëndroi mbi 10 ditë.

E kam konsideruar në atë kohë një kërcënim serioz për NATO-n, pasi shërbimet inteligjente të NATO-s ndajnë informacione me shërbimet inteligjente të vendeve anëtare dhe natyrisht në duart e saj ato kanë shkuar në drejtim të padronëve të saj”, tha Berisha.

 

 

Etiketa: brishaHyseni

Lajme të lidhura

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
Aktualitet

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

13:49 - 22/09/26
Salianji rikthen akuzat për Vlora Hysenin: SHISH u kthye në Shërbimin Informativ të Krimit
Aktualitet

Salianji rikthen akuzat për Vlora Hysenin: SHISH u kthye në Shërbimin Informativ të Krimit

13:48 - 22/09/26
Eurodeputetët zbarkojnë në Zvërnec, banorët u presin rrugën: Dëgjoni shqetësimet tona
Aktualitet

Eurodeputetët zbarkojnë në Zvërnec, banorët u presin rrugën: Dëgjoni shqetësimet tona

13:38 - 22/09/26
Para
SPAK zbarkon në Shkozet, kontrolle në restorantin ku dyshohej se fshihej Ergys Agasi

SPAK zbarkon në Shkozet, kontrolle në restorantin ku dyshohej se fshihej Ergys Agasi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
Aktualitet

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

13:49 - 22/09/26

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës...

Lexo më shumë
Salianji rikthen akuzat për Vlora Hysenin: SHISH u kthye në Shërbimin Informativ të Krimit

Salianji rikthen akuzat për Vlora Hysenin: SHISH u kthye në Shërbimin Informativ të Krimit

13:48 - 22/09/26
Eurodeputetët zbarkojnë në Zvërnec, banorët u presin rrugën: Dëgjoni shqetësimet tona

Eurodeputetët zbarkojnë në Zvërnec, banorët u presin rrugën: Dëgjoni shqetësimet tona

13:38 - 22/09/26
Berisha: “Kodra e Kuajve”, vendi ku takohej Rama me Agasin dhe kriminelët e PS-së!

Berisha: “Kodra e Kuajve”, vendi ku takohej Rama me Agasin dhe kriminelët e PS-së!

13:24 - 22/09/26
‘Shteti ka rënë dhe nuk garanton siguri kombëtare’, Noka: SPAK ta presë Ramën në aeroport…

‘Shteti ka rënë dhe nuk garanton siguri kombëtare’, Noka: SPAK ta presë Ramën në aeroport…

13:11 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com