Kreu i PD, Sali Berisha nga Foltorja e Ripërtëritjes në Vlorë foli për aksionin e fundit të SPAK, që lëshoi urdhër arresti për Vlora Hysenin, drejtoreshën e SHISH.
Në fjalën e tij, lideri demokrat e konsideroi Hysenin si “ushtare të shpifur të krimit të organizuar”.
Po ashtu, Berisha tha se gjatë kontrollit në banesën e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda u gjet një snajper super special.
“Del se kreu i SHISH që ka detyrë më kryesore sigurinë kombëtare, është një ushtare e shpifur e krimit të organizuar. I jepte bandave dhe krimit të gjitha mjetet që bliheshin me taksat tuaja të regjistrimeve, të filmimeve për ata që kërcënonin rrezikun.
Ish drejtorit të policisë iu kontrollua banesa, gjendet me snajper super special në banesë, i blerë në funksion të sigurisë së qytetarëve, por kurrë për një person të dhënë, i blerë për funksione të caktuara”, tha Berisha.
Sipas tij çdo aferë ku përmenden Balluku, Hyseni dhe zyrtarë të tjerë janë bërë me urdhër të Edi Ramës.
“Çdo gjë që keni dëgjuar dhe do dëgjoni për Belinda Ballukun, për Vlora Hysenin, Ermal Beqirin, Ergys Agasin, në mënyrë absolute që të gjitha janë bërë nën urdhrat e Edi Ramës. Asnjë prej tyre nuk është bërë pa urdhrin e tij. Shqiptarët do mësojnë shumë gjëra të tjera nga aktet e shëmtuara kriminale të kësaj bande”, deklaroi Berisha.










Discussion about this post