Në ditën e 115-të të protestës kundër qeverisë, aktivisti Ilir Xhemalaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Xhemalaj tha se institucionet kryesore të sigurisë kombëtare janë komprometuar dhe se vendi ndodhet përballë një krize të rëndë institucionale.
Aktivisti paralajmëroi gjithashtu se hetimet e drejtësisë mund të prekin edhe zyrtarë të tjerë të lartë.
“Sot shteti ka rënë, sot Rama duhet të jepte dorëheqjen. Institucionet më të rëndësishme të mbrojtjes kombëtare kanë rënë. Ministria e Mbrojtjes me ministër Raketën ka rënë është në duar të huaja. Shefja e SHISH është shpallur me fletë arresti.
Ish drejtori i policisë po ashtu. Ndërkohë Presidenti Begaj ka detyrën kushtetuese të thërrasë Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe nuk e ka bërë, sepse edhe ai është shpallur në kërkim, është zhdukur.
Ky shtet sot nuk ekziston më. Ju ftoj të gjithëve të merrni fatet e vendit në dorë, sepse shtet nuk ka. Të gjithë krerët e institucioneve të mbrojtjes ndodhen jashtë Shqipërisë. Kush e drejton këtë vend?! Krimi dhe mafia.
Ditët në vazhdim do vazhdojë radha e ministrave, deputeteve, kryetarëve të bashkisë, secili me fletë arresti. Le të përgatiten, duke filluar nga Taulant Balla e me radhë. Mjaftoi një ditë zbarkoi FBI këtu dhe i dhanë urdhër kryeni detyrën, të gjithë në resht me fletë arresti. Kjo tregoi që shteti ka rënë dhe kjo protestë ka fituar”, tha Xhemalaj.










Discussion about this post