GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e 116 në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Tani e ka radhën Rama për t’u arrrestuar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e 116 në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Tani e ka radhën Rama për t’u arrrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon edhe sot në kryeqytet protesta e 116-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës së përditshme, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen në Tiranë si çdo pasdite, për të vijuar më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Skandalet që dalin në dritë çdo ditë e më shumë bëjnë që qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa janë shprehur se nuk do të largohen deri në largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.

Rasti më i fundit ishte goditja e SPAK ndaj kreut të SHIH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet e përfshirë në dosjen AKSHI dhe se ka ndihmuar Ergys Agasin.

Ky skandal u trajtua edhe në protestën e një dite më parë, ndërsa qytetarët u shprehën se shteti ka rënë dhe se kryeministri duhet të dorëhiqet.

Protesta pritet të zhvillohet edhe sot me fjalime të aktivistëve dhe qytetarëve, përpara nisjes së marshimit.

Gjatë tubimeve të fundit janë përsëritur thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën”, “Shteti ka rënë”, “arrestoni Ballukun”, ndërsa protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe për ndryshimin e mënyrës së përfaqësimit politik.

Një tjetër thirrje e përsëritur gjatë marshimeve ka qenë “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, me organizatorët që kërkojnë pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare.

Në fjalimet e ditëve të fundit janë trajtuar edhe çështje të tjera politike, përfshirë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, mënyrën e përfaqësimit në Kuvend, Reformën Territoriale, zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike.

Organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe marshimeve në kryeqytet. Sipas tyre, qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve.

Etiketa: ArrestimKryesore1protesteRama

Lajme të lidhura

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gazeta greke: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama
Aktualitet

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gazeta greke: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama

08:50 - 23/09/26
‘Shteti ka rënë dhe nuk garanton siguri kombëtare’, Noka: SPAK ta presë Ramën në aeroport…
Aktualitet

Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë

08:13 - 23/09/26
Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gazeta greke: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama
Aktualitet

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gazeta greke: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama

08:50 - 23/09/26

Ndalimit të ish-shefes së SHISH, i kanë bërë jehonë edhe mediat greke. Protothema shkruan se ky është skandali më i fundit...

Lexo më shumë
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

08:31 - 23/09/26
‘Shteti ka rënë dhe nuk garanton siguri kombëtare’, Noka: SPAK ta presë Ramën në aeroport…

Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë

08:13 - 23/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 23/09/26
Protesta e 116 në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Tani e ka radhën Rama për t’u arrrestuar

Protesta e 116 në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Tani e ka radhën Rama për t’u arrrestuar

07:39 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com