Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është përplasur me përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin e Kulturës lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimi nga detyra.
Zhupa deklaroi se rasti prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, ndërsa i bëri thirrje SPAK që hetimet të shkojnë deri te kryeministri Edi Rama.
Në debat ndërhyri deputeti socialist Erion Malaj, i cili tha se drejtësia duhet të lihet e lirë të bëjë punën e saj.
Ina Zhupa: SPAK a ka këllqe dhe forcë të hetojë kreun e organizatës kriminale? Të gjitha janë emërime të drejtpërdrejta të Edi Ramës. Është vullneti i Edi Ramës për arrestimin e tyre. Të gjithë i lëshon në një moment, kur i bëhen më të rëndësishme se vetja. Kur të ketë drejtësia të ketë guximin të shkojë te Rama mund të flasim për drejtësi të pavarur.
Erion Malaj: Drejtësia që duam është ajo që e lemë në punën e saj, ajo që doni është ajo që nuk ka funksionuar dhe që ecën sipas politikës.
Zhupa: Uroj këtë fjalim të kishit mbajtur kur u kërkua imuniteti i Belinda Ballukut.
Zhupa: Ti sot ke shefen e SHISH, që e konsideron sikur është kapur sanitarja e Kuvendit. Është njeriu që kishte sekrete shtetërore, garancia e sigurisë kombëtare, vend anëtar i NATO-s, cenim I drejtpërdrejtë I sigurisë kombëtare. Kam frikë mos ndonjëri nga ju del në ato dokumente sekrete se dini më shumë se ç’thoni për sekretet e shtetit shqiptar. Më vjen keq që bëni deklarata publike që mund të përdoren kundër jush. Çështje të sigurisë kombëtare nuk trajtohen me këtë mendjelehtësi. Sot kemi vërtetuar që kemi narkoshtet.










Discussion about this post