GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ervin Salianji: Shteti i Ramës ka ulur pantallonat përballë krimit, qytetarët të dalin në sheshe që të çlirojmë vendin nga llumi

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ervin Salianji: Shteti i Ramës ka ulur pantallonat përballë krimit, qytetarët të dalin në sheshe që të çlirojmë vendin nga llumi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së Edi Ramës pas skandaleve të fundit, duke e akuzuar se institucionet shtetërore kanë rënë nën ndikimin e krimit të organizuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se “shteti i Ramës i ka ulur pantallonat përballë krimit të organizuar” dhe se institucionet nuk i shërbejnë më shtetit dhe qytetarëve.

Sipas tij, krimi i organizuar ka depërtuar në institucionet që duhet ta luftonin atë, ndërsa pushteti i ka kthyer ato në mburojë të interesave të veta.

Salianji thekson se përballë kësaj situate, qytetarët duhet të dalin në sheshe, rrugë dhe pranë institucioneve për të kërkuar ndryshimin.

Ai deklaron se nuk duhet pritur që një shtet, të cilin e konsideron të kapur, të çlirojë vetveten.

“Shtetin duhet ta çlirojnë qytetarët”, shkruan Salianji, duke bërë thirrje për të larguar llumin institucional.

Postimi i Ervin Salianjit:

Shteti i Ramës i ka ulur pantallonat përballë krimit të organizuar! Qytetarët duhet të vershojnë në sheshe për të çliruar institucionet nga llumi!

Institucionet më të rëndësishme shtetërore janë faktuar që janë ose emërime të bandave, ose nën influencën e bandave dhe nuk i shërbejnë më shtetit e qytetarëve!

Ky nuk është më një shtet që lufton krimin, por një shtet që është në dorën e gysrave! Krimi i organizuar ka depërtuar në institucionet që duhet ta luftonin atë, ndërsa pushteti i Ramës i ka kthyer institucionet në mburojë të interesave të tij. Përballë kësaj kapjeje të shtetit e vetmja rrugë e mbetur janë qytetarët në shesh, në rrugë dhe në institucione për të shkulur me rrënjë llumin që ka mbuluar gjithë ngrehinën kriminale të Ramës!

Të mos presim më që shteti i kapur të çlirojë vetveten. Shtetin duhet ta çlirojnë qytetarët!

Ky vend nuk është pronë e Ramës, as e bandave dhe as e pushtetit të tyre.

Është koha për t’ua marrë Shqipërinë nga duart atyre që e kanë kthyer shtetin në instrument të krimit dhe pushtetin në mburojë të tyre!

 

Etiketa: Ervin SalianjiRamaShteti

Lajme të lidhura

“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit
Breaking Views

“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

21:23 - 23/09/26
“Qeveri e krimit”, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Breaking Views

“Qeveri e krimit”, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës

21:14 - 23/09/26
Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët
Aktualitet

Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët

20:49 - 23/09/26
Para
Edison Lika: Qëndresa çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë, kryeministri do të bjerë si tigër prej letre

Edison Lika: Qëndresa çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë, kryeministri do të bjerë si tigër prej letre

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit
Breaking Views

“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

21:23 - 23/09/26

Vazhdon marshimi i qytetarëve në ditën e 116 të protestës kundër qeverisë. Protestuesit tashmë janë pranë parlamentit, ku dhe bënë...

Lexo më shumë
“Qeveri e krimit”, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës

“Qeveri e krimit”, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës

21:14 - 23/09/26
Përgatitjet e Kombëtares për Ligën e Kombeve/ Asllani bën stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime

Përgatitjet e Kombëtares për Ligën e Kombeve/ Asllani bën stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime

21:10 - 23/09/26
Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët

Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët

20:49 - 23/09/26
“SPAK dhe dajak”/ Krenar Ahmeti”: U morëm “mbretëreshën”, radhën e ka Rama

“SPAK dhe dajak”/ Krenar Ahmeti”: U morëm “mbretëreshën”, radhën e ka Rama

20:46 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com