Aktivisti Krenar Ahmeti ka përdorur metaforën e një loje shahu për të përshkruar zhvillimet e fundit politike, ndërsa nga protesta e 116-të kundër qeverisë deklaroi se tashmë “radhën e ka” kryeministri Edi Rama.
Aktivisti Krenar Ahmeti ka përdorur metaforën e një loje shahu për të përshkruar zhvillimet e fundit politike, ndërsa nga protesta e 116-të kundër qeverisë deklaroi se tashmë “radhën e ka” kryeministri Edi Rama.
“I kemi thënë krejt botës se çfarë fytyre ka. Para dy ditësh ia morëm edhe mbretëreshën. Ju kujtuat se ishte Balluku mbretëresha. Ju thashë: ‘Kjo ishte mbretëresha’, mbretëresha e zezë e fushës së këtij shahu. Tani e ka radhën ai. Në këto momente ai është shah, sa të zbresë këtu do të jetë shah-mat”, deklaroi Ahmeti.
Aktivisti ngriti më pas shqetësime për funksionimin e institucioneve në vend, duke veçuar SPAK-un si të vetmin institucion që, sipas tij, po funksionon.
“Prandaj, të dashur bashkatdhetarë, më thoni një institucion që funksionon në vendin tonë, përveç SPAK. Situata e sigurisë nuk është mirë. Duhet të qëndrojmë në këtë vend, janë momente decizive”, tha ai.
Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve që të mos tërhiqen nga protesta, duke argumentuar se qëndresa duhet të vijojë deri në realizimin e kërkesave të artikuluara prej muajsh, në krye të të cilave është dorëheqja e kryeministrit.
“Ju kam thënë që në fillim që ne, nëse nuk qëndrojmë derisa ai të japë dorëheqjen dhe të plotësohen kërkesat, ky vend do të lëngojë edhe 50 vjet. Prandaj dilni në shesh për veten tuaj, mos hezitoni”, u shpreh Krenar Ahmeti.
Deklaratat e Ahmetit u bënë gjatë ditës së 116-të të protestës kundër qeverisë, ku pjesëmarrësit vijuan të kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.
gijotina.com/
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet, ku një person ka mbetur i plagosur...
Lexo më shumë© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com
Discussion about this post