GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përgatitjet e Kombëtares për Ligën e Kombeve/ Asllani bën stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Përgatitjet e Kombëtares për Ligën e Kombeve/ Asllani bën stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot punën në kuadër të përgatitjeve për katër sfidat e ardhshme të UEFA Nations League.

Kuqezinjtë zhvilluan një tjetër seancë stërvitore pasditen e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Trajneri Maran dhe stafi teknik zhvilluan një seancë të plotë stërvitore me skuadrën, teksa vetëm Klisman Cakes dhe Kristjan Asllani nuk u stërvitën rregullisht me grupin.

Kristjan Asllani ka kryer stërvitje të diferencuar për rikuperim muskulor, por sipas stafit mjekësor nuk ka asgjë serioze.

Ndërsa Klisman Cake gjatë stërvitjes së djeshme ka ndjerë një shqetësim në kofshën e majtë.

Rezonanca magnetike ka përjashtuar mundësinë e dëmtimit muskulor. Futbollisti ka nisur një program fizioterapie në Klinikën e Kombëtares dhe po monitorohet nga stafi mjekësor.

Pjesa tjetër e ekipit fillimisht u ushtrua në palestër, ndërsa më pas e zhvendosi punën në fushë, ku fokusi kryesor ishte te aspekti taktik. Futbollistët zhvilluan skema të ndryshme taktike, duke punuar mbi detyra dhe situata specifike të lojës. Në programin e seancës ishin gjithashtu edhe ushtrimet për goditjet standarde.

Kuqezinjtë do të vijojnë programin stërvitor në “Shtëpinë e Futbollit” ditën e nesërme, teksa të premten do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania”.

 

 

Etiketa: kombetareliga e kombevePergatitjet

Lajme të lidhura

Parashikimi për Shqipërinë, sa pikë do marrë dhe në çfarë vendi do renditet në Ligën e Kombeve
Sport

Parashikimi për Shqipërinë, sa pikë do marrë dhe në çfarë vendi do renditet në Ligën e Kombeve

22:06 - 23/09/26
Gary Lineker: Refuzova të punoja me FIFA-n pasi më kërkuan të takohesha me Putin
Sport

Gary Lineker: Refuzova të punoja me FIFA-n pasi më kërkuan të takohesha me Putin

18:01 - 23/09/26
Daku dhe Seferi karikojnë kuqezinjtë para Bjellorusisë: Jemi grup i fortë, por do fitojmë
Sport

Daku dhe Seferi karikojnë kuqezinjtë para Bjellorusisë: Jemi grup i fortë, por do fitojmë

14:48 - 23/09/26
Para
“Qeveri e krimit”, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës

“Qeveri e krimit”, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit
Breaking Views

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit

22:44 - 23/09/26

Është mbyllur sonte më 23 shtator protesta e 116 kombëtare kundër qeverisë. Protesta u mbyll aty ku dhe nisi, tek...

Lexo më shumë
Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:15 - 23/09/26
Parashikimi për Shqipërinë, sa pikë do marrë dhe në çfarë vendi do renditet në Ligën e Kombeve

Parashikimi për Shqipërinë, sa pikë do marrë dhe në çfarë vendi do renditet në Ligën e Kombeve

22:06 - 23/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

21:23 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com