Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:15, ndërsa i plagosuri me inicialet D. P., ka marrë fillimisht ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Për shkak të plagëve të marra në pjesën e barkut, ai është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.










Discussion about this post