GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mesazhet e pretenduara mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit Ergys Agasi, të cilat kanë qarkulluar gjatë ditës në rrjetet sociale, nuk rezultojnë në materialet e dosjes hetimore të SPAK, sipas verifikimeve të kryera nga mediat.

Bëhet fjalë për një komunikim të pretenduar, ku përfshihet shprehja “Për ty fik radarët”, e cila ka marrë përhapje të gjerë në rrjet.

Publikimi i këtyre pretendimeve nisi pas një videoje të nje gazetari në rrjetet sociale. Në video, gazetari foli për komunikime të pretenduara intime mes Hysenit dhe Agasit dhe i paraqiti ato si pjesë të një historie që, sipas tij, lidhej me hetimet.

Megjithatë, nga verifikimet e materialeve të dosjes së SPAK nuk rezulton që mesazhet e cituara në video të jenë pjesë e fashikullit hetimor. Po ashtu, në deklaratën e tij gazetari nuk pretendon se i ka parë vetë këto komunikime në dosjen hetimore apo se po citon një dokument të SPAK.

Pas publikimit të videos, pretendimet nisën të raportoheshin në disa raste si mesazhe që ndodheshin në dosjen e SPAK, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes komunikimeve të pretenduara dhe materialeve hetimore.

Ndërkohë, në dosjen hetimore të SPAK rezultojnë komunikime të shumta mes Hysenit dhe Agasit gjatë periudhës kur biznesmeni ishte në kërkim. Sipas materialeve të bëra publike, bëhet fjalë për më shumë se 500 komunikime, përfshirë telefonata, video-thirrje dhe shkëmbim materialesh.

Sipas SPAK, hetimet lidhen me dyshimet se Hyseni i ka dhënë Agasit informacione të klasifikuara dhe e ka ndihmuar gjatë kohës që ai ndodhej në arrati. Në kuadër të hetimeve, materiale të klasifikuara janë gjetur edhe në automjetin e biznesmenit gjatë kontrolleve të kryera më 22 korrik.

Hyseni ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga SPAK se komunikimet me Agasin kanë qenë në kuadër të bashkëpunimit. Sipas SPAK, nga komunikimet e administruara gjatë hetimit nuk rezulton ky version.

Aktualisht, Hyseni ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë. Pretendimet dhe akuzat ndaj saj mbeten pjesë e hetimit dhe nuk përbëjnë një vendim përfundimtar mbi fajësinë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Asllani dhe Çake me probleme fizike/ Maran provon alternativat për Bjellorusinë
Breaking Views

Asllani dhe Çake me probleme fizike/ Maran provon alternativat për Bjellorusinë

20:06 - 24/09/26
Vetëm 38 gola deri tani, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues
Breaking Views

Vetëm 38 gola deri tani, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues

19:55 - 24/09/26
Thirrja e re e protestuesve: O Agas o legen, prite Belën se po vjen!
Aktualitet

Thirrja e re e protestuesve: O Agas o legen, prite Belën se po vjen!

19:46 - 24/09/26
Para
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asllani dhe Çake me probleme fizike/ Maran provon alternativat për Bjellorusinë
Breaking Views

Asllani dhe Çake me probleme fizike/ Maran provon alternativat për Bjellorusinë

20:06 - 24/09/26

Përgatitjet e Kombëtares për sfidën e radhës në Nations League ndaj Bjellorusisë kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa stafi teknik...

Lexo më shumë
Vetëm 38 gola deri tani, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues

Vetëm 38 gola deri tani, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues

19:55 - 24/09/26
Thirrja e re e protestuesve: O Agas o legen, prite Belën se po vjen!

Thirrja e re e protestuesve: O Agas o legen, prite Belën se po vjen!

19:46 - 24/09/26
Lidhje me agjentë serbë? Gazetarja Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal

Lidhje me agjentë serbë? Gazetarja Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal

19:42 - 24/09/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

19:20 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com