Qytetarët kanë vijuar edhe sot me protestën kundër qeverisë së Edi Ramës.
Në ditën e 117-të protestuesit u mblodhën si zakonisht te sheshi Skënderbej për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë, ku mbahen fjalimet si çdo natë.
Gjatë marshimit protestuesit ecën duke brohoritur kore të ndryshme kundër qeverisë, Edi Ramës, por edhe ndaj Belinda Ballukut apo Ergys Agasit.
“O Agas o legen, prite Belën se po vjen”, është thirrja e re e protestuesve.










Discussion about this post