Protestuesit kanë nisur fjalimet para Kryeministrisë. E para që mori fjalën ishte aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila komentoi zhvillimet e fundi të cilat lishen me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Duke folur para protestuesve, ajo u shpreh se Hyseni në vend që t’i jepte informacione policisë për të arrestuar Ergys Agasin, i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë.
Ajo theksoi se ndërkohë që në vend ndodhin këto zhvillime, protestuesit vijojnë të arrestohen dhunshëm nga policia.
Në fund, ajo e cilësoi qeverinë si “qeveri e krimit”, duke shtuar se Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë revolucion.
“Shefat e policisë i ka emëruar kryekrimineli Ergys Agasi. Drejtoresha e SHISH-it, në vend që t’i jepte informacione policisë për të arrestuar Ergys Agasin, i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë.
Agasi lëvizte i lirë, ndërsa protestuesit vijojnë të arrestohen dhunshëm. Ndaj edhe sot jemi këtu për t’i thënë qeverisë së krimit, parlamentit të krimit e policisë së krimit se Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë revolucion!”, u shpreh Vatnikaj.










Discussion about this post