Vedat Muriqi ishte heroi i Kosovës në fitoren 1-0 ndaj Irlandës, në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Kapiteni i “Dardanëve” realizoi golin vendimtar dhe pas përfundimit të takimit foli për rëndësinë e këtij triumfi.
Në prononcimin pas ndeshjes, Muriqi theksoi se marrja e tri pikëve në ndeshjen e parë, veçanërisht para tifozëve kosovarë, ishte shumë e rëndësishme.
“Duke marrë parasysh që kemi nisur një cikël të ri të Nations League për kombëtaren tonë, ishte shumë e rëndësishme që në ndeshjen e parë, para shikuesve tanë, ta merrnim fitoren”, deklaroi sulmuesi.
Muriqi vlerësoi gjithashtu paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se Kosova kishte studiuar pikat e dobëta të kundërshtarit dhe arriti ta mbante ndeshjen nën kontroll.
“I kemi ditur pikat e dobëta të Irlandës, jemi munduar ta kemi lojën nën kontroll dhe besoj se e kemi pasur gjatë gjithë kohës”, u shpreh ai.
Kapiteni i Kosovës falënderoi të gjithë pjesëtarët e ekipit për kontributin e dhënë, ndërsa një vlerësim të veçantë pati edhe për tifozët që ishin të pranishëm në stadium.
“Me rëndësi ishte fitorja. E përgëzoj të gjithë ekipin, shtabin teknik dhe shtabin mjekësor. U lumshin këmbët, duart dhe goja e të gjithë tifozëve tanë që kanë qenë këtu”, tha Muriqi.
Në fund, sulmuesi kosovar bëri edhe një dedikim të veçantë për fitoren e arritur në “Fadil Vokrri”.
“Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”, përfundoi Muriqi.











Discussion about this post