GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Rama po përgatit “KAYO-n” e shëndetësisë, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jorida Tabaku, kundërshton ngritjen e një strukture të re për barnat dhe shërbimet spitalore, duke paralajmëruar se ajo do të përqendrojë më shumë pushtet dhe fonde publike pranë Kryeministrit.*

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për ngritjen e një strukture të re në sektorin e barnave dhe shërbimeve spitalore.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se mekanizmi i propozuar ndjek modelin “KAYO”, duke e larguar administrimin e fondeve dhe kontratave publike nga konkurrenca, transparenca dhe llogaridhënia e plotë.

Sipas deputetes demokrate, qeveria po përgatitet të përqendrojë më shumë kompetenca dhe miliarda lekë në duart e një rrethi të ngushtë, në një kohë kur qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballojnë vetë një pjesë të konsiderueshme të kostove të kujdesit shëndetësor.

Tabaku thekson se familjet shqiptare paguajnë drejtpërdrejt nga xhepi 48,3% të faturës së përgjithshme të shëndetësisë, ndërsa buxheti publik i këtij sektori për vitin 2026 mbetet në nivelin 2,9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Në vend që të ulë barrën mbi familjet, të sigurojë barnat në spitale dhe të garantojë shërbim cilësor, qeveria kërkon të përqendrojë edhe më shumë pushtet dhe miliarda lekë në duart e një rrethi të ngushtë”, shkruan Tabaku.

Ajo e përshkruan këtë mënyrë veprimi si një formulë tashmë të njohur të qeverisë: krijimin e një strukture shtetërore, përzgjedhjen e partnerëve të parapëlqyer dhe përqendrimin e pasurive, privilegjeve dhe kontratave publike në pak duar.

Sipas Tabakut, në këtë model kapitali kryesor nuk është eksperienca, konkurrenca apo investimi, por afërsia me Kryeministrin. Ajo paralajmëron se struktura e re rrezikon të funksionojë pa garë reale, pa transparencë dhe pa kontroll të plotë mbi mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve dhe shpenzimit të parave publike.

“Ky nuk është modernizim i shëndetësisë. Është modeli ‘KAYO’ i shtrirë mbi shëndetin e shqiptarëve”, deklaron deputetja e PD-së.

Në përfundim, Tabaku e lidh nismën me atë që ajo e cilëson si personalizim të institucioneve dhe përdorim të pushtetit publik në shërbim të një pakice. Sipas saj, Edi Rama dhe Partia Socialiste përbëjnë pengesën kryesore për ndërtimin e një shteti që punon për qytetarët dhe jo për klientët e pushtetit.

“Beteja jonë nis këtu: së bashku kundër një sistemi që përdor shumicën për t’i shërbyer pakicës”, përfundon Tabaku.

Reagimi i plote

Ndërsa vendi zien nga skandalet dhe faktet dëshmojnë çdo ditë e më shumë një shtet të kapur nga klane që veprojnë brenda sistemit, kreu i këtij sistemi përgatit mekanizmin e radhës për përqendrimin e pushtetit.

Bëhet fjalë për një strukturë të re në sektorin e barnave dhe shërbimeve spitalore, të ndërtuar sipas modelit “KAYO”: larg transparencës publike, larg konkurrencës dhe me llogaridhënie vetëm përpara Kryeministrit.

Kjo ndodh në një vend ku familjet shqiptare paguajnë drejtpërdrejt nga xhepi 48,3% të të gjithë faturës së shëndetësisë. Pra, pothuajse gjysmën e kostos së kujdesit shëndetësor e përballojnë vetë qytetarët, ndërsa buxheti publik i shëndetësisë për vitin 2026 mbetet vetëm 2,9% e PBB-së.

Në vend që të ulë barrën mbi familjet, të sigurojë barnat në spitale dhe të garantojë shërbim cilësor, qeveria kërkon të përqendrojë edhe më shumë pushtet dhe miliarda lekë në duart e një rrethi të ngushtë.

Formula tashmë njihet: krijohet një strukturë shtetërore, zgjidhet partneri i parapëlqyer dhe pasuritë, privilegjet e kontratat publike përfundojnë në pak duar. Kapitali kryesor nuk është eksperienca, konkurrenca apo investimi, por afërsia me Kryeministrin.

Pa garë reale.

Pa transparencë.

Pa llogaridhënie.

Pa kontroll të plotë mbi mënyrën se si zgjidhen partnerët dhe si shpenzohen paratë e qytetarëve.

Pra nuk po lufton për modernizim të shëndetësisë por për ta kthyer në modelin “KAYO” që do ta aplikojë mbi shëndetin edhe xhepat e shqiptarëve.

Ky është sistemi që ka personalizuar çdo institucion dhe e ka kthyer shtetin në pronë të një pakice. Një pakicë pa meritë tjetër përveç lidhjes me pushtetin, të cilën shqiptarët vazhdojnë ta mbajnë mbi shpinë. Një pakice që është në duart e një njeriu që kontrollon këtë sistem.

Për ta çmontuar këtë sistem duhet larguar kreu i tij.

Edi Rama dhe Partia Socialiste janë sot pengesa kryesore për një shtet që punon për qytetarët, jo për klientët e pushtetit.

Ndaj beteja jonë nis këtu: së bashku kundër një sistemi që përdor shumicën për t’i shërbyer pakicës.

Etiketa: RamashendetesiTabaku

Lajme të lidhura

Ndërtimet në Pishë-Poro-Nartë, deputeja  Zhupa depoziton ankimim në Gjykatën Kushtetuese
Aktualitet

Ndërtimet në Pishë-Poro-Nartë, deputeja Zhupa depoziton ankimim në Gjykatën Kushtetuese

12:13 - 25/09/26
Të shtëna me armë në Lezhë! Plagoset një person, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë
Aktualitet

Plagosja me armë në Lezhë! Identifikohen autorët, shpallen në kërkim babë e bir (Emrat)

12:02 - 25/09/26
Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat
Aktualitet

Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

11:52 - 25/09/26
Para
Ku jemi katandisur! Murrizi: Shefi i Komisariatit Krujë rrihet në mes të rrugës si ‘gomari në duhan’

Ku jemi katandisur! Murrizi: Shefi i Komisariatit Krujë rrihet në mes të rrugës si ‘gomari në duhan’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërtimet në Pishë-Poro-Nartë, deputeja  Zhupa depoziton ankimim në Gjykatën Kushtetuese
Aktualitet

Ndërtimet në Pishë-Poro-Nartë, deputeja Zhupa depoziton ankimim në Gjykatën Kushtetuese

12:13 - 25/09/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ligjin që prek zonën e Pishë-Poro-Nartës, duke kundërshtuar...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë në Lezhë! Plagoset një person, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

Plagosja me armë në Lezhë! Identifikohen autorët, shpallen në kërkim babë e bir (Emrat)

12:02 - 25/09/26
Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

11:52 - 25/09/26
Ku jemi katandisur! Murrizi: Shefi i Komisariatit Krujë rrihet në mes të rrugës si ‘gomari në duhan’

Ku jemi katandisur! Murrizi: Shefi i Komisariatit Krujë rrihet në mes të rrugës si ‘gomari në duhan’

11:31 - 25/09/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po përgatit “KAYO-n” e shëndetësisë, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi

11:14 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com