Tirana do të presë të dielën një tjetër edicion të “Tiranathlon”, aktivitetit sportiv që ndërthur në një garë të vetme tri disiplina: notin, çiklizmin dhe vrapin.
Për zhvillimin e aktivitetit, Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë hartuar një plan masash që parashikon kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa akse të kryeqytetit.
Rrugët që do bllokohen:
1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon 2026”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 27.09.2026 nga ora 08:00 deri në orën 13:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.
– Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.
– Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);
-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i
automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”
2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht.
– Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht.










Discussion about this post