Ish drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi bëri një deklaratë të pazakontë, ku tha se drejtuesja e SHISH ka patur kontakte me koordinatorin e krimit, Ergys Agasi edhe pas arrestimit të këtij të fundit në qeli.
Sipas tij, Hyseni i ka vijuar kontaktet me të, edhe pse ishte marrë në pyetje nga SPAK dhe ishte në dijeni të hetimit.
Po ashtu, Prençi ngriti dyshime të arsyeshme edhe mbi udhëtimin e Vlora Hysenit në Baku të Azerbajxhanit, ku tha se ndryshe nga sa është raportuar se kishte udhëtuar për takim pune, në të vërtet nuk rezulton të jetë i tillë.
“Rama erdhi në Tiranë dhe braktisi mediat e publikun, e kupton që është i braktisur. Kam punuar në presidencë si këshilltar dhe e di si funksionon Këshilli i Sigurisë eKombëtar, mblidhet për çështje sensitive që prekin shtetin. Duhet të ishte mbledhur që me AKSHIN, me grupe kriminale që kishin cënuar rëndë sigurinë kombëtare.
Por heshti presidenti dhe kryeministri. Sot mbidhet pas 1 jave nga skandali i SHISH, presidenti duhet ta kishte thirrur brenda 48 orëve pa marrë pjesë Rama. Lista pjesëmarrëse nuk është shterruese pasi kushtetuta e detyron presidentin të thirrë krerët e institucioneve sipas fushave të sigurisë.
Sot që kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare, me SHISH që bashkëpunon me grupe kriminale duhet të ishte zëvendësi. Por Rama e la me qëllim pa zëvendës. Nga këto që mbidhen sot asnjë s’e di se deri kur është cenuar siguria. Nëse do jetë kreu i SPAK apo prokurori i cështjes, duhet të dimë se deri ku SHISH e ka dorëzuar informacionin, a kemi më shumë?
Kam një informacion që Vlora Hyseni nuk ka marrë pjesë në aktivitetin në Baku, ka qenë po s’ka marrë pjesë. Sepse është informuar, SPAK nuk ia ka bllokuar telefonat, ku i ka lënë tel? Nëse ne sot snuk kemi një raport në këshillin e sigurisë kombëtare, se sa është cenuar.
Hyseni ka komunikuar me Ergys Agasin edhe pasi është futur në burg. Duhet t’ia thotë nëse ka informacione. Hyseni e ka vijuar bisedën edhe pasi është marrë në pyetje, edhe kur është futur në burg Agasi.
Kush do e mbajë përgjegjësinë për integritetin e Vlora Hyseni. Ka përgjegjësi Rama për çdo gjë dhe duhet ndëshkuar”, u shpreh ai.










Discussion about this post