GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku takon Hofreiter: Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe korrupsionit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku takon Hofreiter: Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në cilësinë e bashkëkryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, zhvilloi një takim me Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman. Hofreiter ndodhet në Tiranë për një seri takimesh të nivelit të lartë mbi rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Në qendër të diskutimit ishte procesi i integrimit dhe domosdoshmëria që hapja e kapitujve të shoqërohet me reforma reale dhe rezultate konkrete. Tabaku evidentoi shqetësimet legjitime të Gjermanisë për sundimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe përmbushjen e standardeve të grupkapitullit “Themeloret”, nga i cili varet ecuria e të gjithë procesit të anëtarësimit.

“Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: mes një Shqipërie që bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe një Shqipërie që largohet nga BE-ja dhe vlerat e saj”, theksoi Tabaku.

Sipas saj, integrimi nuk mund të kufizohet te retorika politike apo miratimi formal i ligjeve. Ai kërkon një shtet të së drejtës, ku drejtësia nuk pengohet përmes forcës së kartonëve dhe ku procesi ligjvënës nuk shndërrohet në noter të interesave të një pakice.

“Nëse sot Shqipëria gjendet pas Malit të Zi dhe ende e papërgatitur për fazat vendimtare të negociatave, kjo është pasojë e një qeverisjeje që nuk ka treguar vullnet për të zbatuar frymën dhe germën e legjislacionit të Bashkimit Europian”, u shpreh deputetja demokrate.

Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje konkrete që lidhen me standardet europiane dhe sundimin e ligjit, mes tyre ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ndikimi i aeroportit të Vlorës në mjedis dhe qëndrimi i shumicës parlamentare ndaj imunitetit të ish-zëvendëskryeministres.

Tabaku nënvizoi se opozita mbetet e angazhuar për një proces integrimi të bazuar te merita, llogaridhënia dhe forcimi i institucioneve. Sipas saj, mbështetja e Gjermanisë është thelbësore, por përgjegjësia për përmbushjen e kushteve dhe zbatimin real të reformave u takon institucioneve shqiptare.

Etiketa: integrimTabaku

Lajme të lidhura

Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë
Aktualitet

Kopjoi temën e diplomës! PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu

11:39 - 29/09/26
Avokatët e Veliajt do dërgojnë në Kushtetuese dekretin e Presidentit
Aktualitet

SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

11:30 - 29/09/26
“Të gatshëm të ndihmojmë Spanjën…”, Salianji shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët luftojnë zjarret me degë pemësh, ti shitesh si “shpëtimtari”
Aktualitet

Salianji i paraprin Kushtetueses: Vendimi është marrë, duan të më mbajnë larg zgjedhjeve!

11:02 - 29/09/26
Para
Avokatët e Veliajt do dërgojnë në Kushtetuese dekretin e Presidentit

SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë
Aktualitet

Kopjoi temën e diplomës! PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu

11:39 - 29/09/26

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, ministren e re të Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për plagjiaturë me temën e diplomës. Përmes...

Lexo më shumë
Avokatët e Veliajt do dërgojnë në Kushtetuese dekretin e Presidentit

SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

11:30 - 29/09/26
Tabaku takon Hofreiter: Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe korrupsionit

Tabaku takon Hofreiter: Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe korrupsionit

11:23 - 29/09/26
“Të gatshëm të ndihmojmë Spanjën…”, Salianji shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët luftojnë zjarret me degë pemësh, ti shitesh si “shpëtimtari”

Salianji i paraprin Kushtetueses: Vendimi është marrë, duan të më mbajnë larg zgjedhjeve!

11:02 - 29/09/26
Ngjarje tragjike/ U dëmtua rëndë në kokë gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

Ngjarje tragjike/ U dëmtua rëndë në kokë gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

10:57 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com