Mbahet sot protesta e 122 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Aktivistja Arvina Lleshi ka rilexuar edhe njëherë kërkesat kryesore të protestës.
Kërkesa e parë është dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe e qeverisë.
Paralelisht, organizatorët kërkojnë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për Zonat e Mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për Investimet Strategjike.
Kërkesa e pestë parashikon hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila sipas organizatorëve do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
gijotina.com/










Discussion about this post