Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës së Kombeve. Një fitore e merituar për atë se çfarë skuadra tregoi në fushë dhe një hap tjetër i rëndësishëm për ambiciet e Kombëtares në ngjiten në Ligën B.
Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Mehmeti, Uzuni dhe Manaj, ndërsa kreun e kryesojmë me 6 pikë të plota, duke lënë pas Finlandën që u ndal në barazimin 0-0 me Bjellorusinë. Pas këtij suksesi, ka patur edhe një reagim nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Presidenti Duka shkruan me vlerësime të mëdha për paraqitjen dhe pikët e marra, në profilin e tij në Instagram, teksa ndal edhe fokusin tek sfida tjetër e rëndësishme, ajo me Finlandën po në transfertë.
“Një rrugëtim që ka nisur si duhet! 3-0, 3 pikë dhe kreu i grupit, Një fitore e bukur në San Marino, me mbështetjen fantastike të tifozëve shqiptarë. Tani, sytë dhe mendjen te Finlanda. Vazhdojmë”, shkruan Duka.










Discussion about this post