GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 22 shtator, drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, në një konferencë ndërkombëtare me drejtues të shërbimeve të inteligjencës.

Në Tiranë, ndërkohë, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj saj masën e arrestit në shtëpi dhe pezullim nga detyra, nën dyshimin për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të sekretit hetimor.

Mes dritëhijeve për sigurinë kombëtare të vendit, presidenti Bajram Begaj mblodhi të hënën (28.09.2026) Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë.

Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”- thuhet në deklaratën e shpërndarë pas mbledhjes. Por rasti i ish- drejtueses së SHISH-it nuk qëndron i vetëm. Ish-presidenti Ilir Meta ka kaluar pothuajse dy vjet në paraburgim.

Ish-kryeministri Sali Berisha është në gjyq. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ndodhet në qeli prej fillimit të vitit 2025. Dy ish-zëvendëskryeministra të qeverive Rama, Arben Ahmetaj dheBelinda Balluku, po përballen gjithashtu me procedime penale. Hetimet kanë përfshirë edhe drejtuesit e lartë të AKSHI-t, ministra dhe ish-funksionarë të tjere të lartë.

Dosjet “VIP”

Për vite me radhë, korrupsioni në nivelet e larta nuk ndëshkohej. Ndaj, një nga pritshmëritë kryesore të reformës në drejtësi, të nisur në vitin 2016, ishte që zyrtarët dhe politikanët e nivelit të lartë të mos mbeteshin më jashtë rrezes së drejtësisë. “Pritshmëria ishte që institucionet e reja të drejtësisë të fokusoheshin tek korrupsioni i nivelit të lartë dhe tek çështjet ‘VIP”- thotë për DW Afrim Krasniqi, politolog dhe drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike. “Kishte individë që qëndronin mbi ligjin dhe pandëshkueshmëria ishte e theksuar.”

Por rezultatet nga reforma nuk erdhën menjëherë. Ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të reja kërkoi vite, ndërsa hetimi i çështjeve të vjetra ishte shpesh më i vështirë.

Për Dorian Matlijën, avokat dhe drejtor ekzekutiv i Res Publica-s, numri i zyrtarëve të lartë që sot përballen me procedime penale nuk do të thotë domosdoshmërisht se korrupsioni është më i përhapur se më parë. “Ajo që ka ndryshuar ndjeshëm është reagimi institucional” – thotë Matlija për DW. “Sot SPAK është një strukturë e specializuar, me më shumë pavarësi, kapacitete më të forta dhe mbështetje ndërkombëtare, si dhe me vullnetin për të ndërmarrë hetime që kanë thyer mitin e paprekshmërisë së zyrtarëve të lartë.”

Kush e parandalon korrupsionin?
Dalja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë është vetëm njëra anë e funksionimit të institucioneve. Sepse kur një rast korrupsioni mbërrin në prokurori, shkelja e dyshuar tashmë ka ndodhur. Sipas Dorian Matlijës, pikërisht këtu rezultatet janë më pak bindëse.

“Po bëhemi më efektivë në ndëshkimin e korrupsionit pasi ai ka ndodhur, por jemi shumë më pak të aftë për ta parandaluar”- thotë ai.

Sipas tij parandalimi duhet të nisë shumë më herët, përmes kontrolleve administrative, auditimeve, rregullave për konfliktin e interesit dhe deklarimit të pasurisë. Por Matlija vlerëson se këto mekanizma shpesh nuk e kanë kryer funksionin e tyre.

Edhe Komisioni Evropian arrin në një përfundim të ngjashëm në raportin e vitit 2025 për Shqipërinë. Ai vlerëson se SPAK ka bërë “progres të prekshëm” në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Por, në të njëjtën kohë, korrupsioni mbetet i përhapur dhe mekanizmat për parandalimin e tij kanë pasur efekt të kufizuar.

Përmasat e problemit shfaqen edhe në kontaktet e qytetarëve me administratën. Në një sondazh të SELDI-t të vitit 2023, 52 % e të anketuarve në Shqipëri thanë se ishin përballur me presion korruptiv nga zyrtarë publikë, ndërsa 40 % deklaruan se kishin paguar ryshfet.

Afrim Krasniqi e sheh problemin edhe në raportet e pushtetit. Partia Socialiste qeveris Shqipërinë që prej vitit 2013 dhe aktualisht ka shumicën absolute në Kuvend. Sipas tij, dominimi i zgjatur i një force politike ka dobësuar mekanizmat që duhet të kontrollojnë pushtetin ekzekutiv. “Kemi një sistem të deformuar” – thotë Krasniqi për DW. “Kreu i ekzekutivit kontrollon ekzekutivin, parlamentin dhe institucionet.”

Sipas tij, përqendrimi i pushtetit është shoqëruar edhe me rrjete informale ndikimi, përmes të cilave individë jashtë institucioneve shtetërore mund të ndikojnë në vendimmarrjen politike, legjislacion dhe përdorimin e pasurive publike.

Kryeministri Rama thekson se përgjegjësia penale është individuale sa herë që hetimet kanë përfshirë zyrtarë të lartë. Edhe për rastin Hyseni, qëndrimi i tij ishte i njëjtë.

“Kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, edhe kjo e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ, është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar rreth kësaj teme në vetvete” – tha Rama.

Prova e rezultateve

Në maj, BE-ja konfirmoi përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”, ku përfshihet edhe sundimi i ligjit. Tani vëmendja zhvendoset te zbatimi dhe rezultatet e qëndrueshme.

Edhe treguesit për korrupsionin japin një tablo të përzier. Shqipëria është përmirësuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency

International, nga 33 pikë në vitin 2012 në 39 në vitin 2025, por mbetet ende pas vendeve të BE-së.

Për avokatin Matlija, integrimi evropian ka ndihmuar në forcimin e institucioneve si SPAK. “BE-ja nuk kërkon më vetëm miratimin e ligjeve dhe reformave, por rezultate konkrete dhe të qëndrueshme” – thotë ai.

Për Afrim Krasniqin, pikërisht këtu qëndron edhe prova e integrimit, jo vetëm te përparimi formal në negociata, por te ndryshimi që sjell në vend. “Thelbi duhet të jetë që Shqipëria, shoqëria shqiptare dhe institucionet shqiptare të ndryshojnë dhe të përmirësohen, në mënyrë që të bëhemi të denjë për integrimin” – thotë Krasniqi.

Sipas tij, ky ndryshim duhet të ndihet edhe nga qytetarët, përmes sigurisë sociale, mirëqenies dhe pavarësisë, dhe jo të mbetet vetëm një arritje në letër./DW

Etiketa: korrupsionKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Para
Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët përmes platformave online mashtronin qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit...

Lexo më shumë
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com