GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

në Botë, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vrasje e rëndë ka tronditur qytetin e Plovdivit në Bullgari, ku biznesmeni i njohur Ilian Filipov është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake, ai është qëlluar në kokë dhe ka humbur jetën në vend.

Ministria e Brendshme e Bullgarisë bëri të ditur se rreth orës 01:00 autoritetet morën një telefonatë për një person të plagosur me armë zjarri në një zonë të Plovdivit. Forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje konstatuan se Filipov kishte ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe motivin e vrasjes, si dhe për identifikimin e autorit apo autorëve. Deri më tani, autoritetet bullgare nuk kanë dhënë informacion zyrtar për persona të dyshuar apo për shkaqet që mund të kenë çuar në vrasjen e biznesmenit.

Ilian Filipov ishte një emër i njohur në botën e biznesit në Bullgari. Ai ishte themelues dhe drejtor ekzekutiv i PIMK, kompania më e madhe e transportit në vend dhe një prej kompanive të mëdha të këtij sektori në Evropë.

Filipov njihej gjithashtu për lidhjen e tij me futbollin. Ai kishte drejtuar si president klubin Botev Plovdiv, ndërsa emri i tij ishte lidhur edhe me projektin për rindërtimin e stadiumit “Hristo Botev”.

Pas lajmit për vdekjen e tij, Botev Plovdiv reagoi në rrjetet sociale, duke vlerësuar kontributin që Filipov kishte dhënë për klubin.

“Ilian Filipov do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së Botev Plovdiv. Kontributi i tij në shpëtimin e klubit dhe përkushtimi ndaj idesë ‘verdhezi’ do të mbeten të paharrueshme”, thuhet në deklaratën e klubit.

Mesazhi përfundon me fjalët: “Përulemi para kujtimit të tij”.

Hetimet për vrasjen vijojnë, ndërsa motivi dhe autorët mbeten ende të paqartë.

Etiketa: biznesmenBullgariplumb

Lajme të lidhura

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Para
Dosja Agasi/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: E kisha një parandjenjë që do isha këtu

Dosja Agasi/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: E kisha një parandjenjë që do isha këtu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Agasi/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: E kisha një parandjenjë që do isha këtu
Aktualitet

Dosja Agasi/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: E kisha një parandjenjë që do isha këtu

11:19 - 30/09/26

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme,...

Lexo më shumë
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com