Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka kundërshtuar bashkimin e Bashkisë së Cërrikut me Bashkinë e Elbasanit dhe atë të Belshit, në kuadër të diskutimeve për reformën administrativo-territoriale.
Në mbledhjen e zhvilluar sot në mesditë, nga 21 këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Cërrikut, ishin të pranishëm 20.
Në përfundim të procesit të votimit, 11 këshilltarë abstenuan, 7 votuan kundër dhe vetëm 2 votuan pro bashkimit të Cërrikut me Elbasanin dhe Belshin.
Ky rezultat shpreh qëndrimin e shumicës së këshilltarëve të pranishëm ndaj propozimit për riorganizimin territorial, duke e bërë Cërrikun një tjetër bashki të Qarkut Elbasan që shfaq rezerva dhe kundërshtime ndaj ndryshimeve të propozuara.
Vendimi i Këshillit Bashkiak pritet të jetë pjesë e materialeve dhe qëndrimeve zyrtare që do të përcillen në kuadër të procesit të diskutimit për reformën administrativo-territoriale.










Discussion about this post