Kombëtarja shqiptare fitoi mbrëmë me shifrat 3-0 ndaj San Marinos në transfertë një ndeshje ku konfirmoi veten në vendin e parë në renditje edhe pse trajneri Maran bëri disa ndryshime në formacion.
Paraqitja e kuqezinjve gjithsesi ishte pozitive dhe kjo shihet edhe nga notat me të cilat janë vlerësuar nga “Sofascore”, për statistikat që kanë regjistruar në fushën e lojës.
Lojtari më i mirë i ndeshjes sa u përket statistikave të regjistruara, rezulton të jetë pikërisht debutuesi Sina, i rreshtuar në krahun e djathtë të prapavijës, pasi ai ka notën 8.
Pas tij është Manaj me 7,8 dhe më pas Ismajli, Shehu e Mitaj të cilët kanë regjistruar notën 7,5.











Discussion about this post