GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi këtë të mërkurë vizitën e saj në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp

Në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përshpejtimi i negociatave dhe reformat, por edhe çështjet e fundit që kanë shkaktuar debat publik në vend, përfshirë hetimet dhe masën e arrestit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH.

Rama konfirmoi angazhimin e qeverisë për vijimin e procesit të integrimit dhe mbylljen e kapitujve të negociatave, ndërsa vlerësoi mbështetjen e BE-së përmes Planit të Rritjes. Ai foli gjithashtu për transparencën e projekteve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Privilegj i veçantë që ta presim presidenten në Shqipëri në këtë tur tradicional të rajonit. Nuk e di ekzaktësisht arsyen përse turi nis gjithnjë nga Tirana, por dua të besoj se nis nga “A”. Besoj po ashtu se përsëri në vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi.

Dua të konfirmoj edhe një herë edhe publikisht vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjitha punët e një procesi që ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Përgatitemi që para fundit të këtij viti të nisim me mbylljen e kapitujve, për të vijuar më pas me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve në vitin e ardhshëm.

Në programin e Planit të Rritjes ne kemi arritur të kapim disa objektiva ambiciozë dhe, siç thashë, me siguri presidentja do ta prekë këtë temë, sepse ky është një nga risitë e mandatit të saj të dytë.

Për rajonin ka ardhur si mbështetje e madhe jo vetëm në aspektin financiar, por mbi të gjitha në atë që quhet tashmë si një integrim gradual, pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit. E kam informuar presidenten e Komisionit qoftë për ecurinë e projektit të madh që ka shkaktuar aq shumë interes, po e quaj, ku tani jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor.

E kemi informuar edhe për hapat që kemi hedhur për transparencën dhe ndërveprimin me publikun me mjetet e reja teknologjike. Në ditët e ardhshme do të ndezim pasqyrën me transparencën e plotë të të gjitha dokumenteve dhe procesin për projektin e shumëdiskutuar (Zvërnecin).

Në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është pikë e palëvizshme për ne dhe BE-në, kemi konstatuar faktin se tanimë është e qartë se, nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin. Faleminderit, Ursula, që je në Tiranë”, u shpreh Rama.

Gjatë konferencës, Rama iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me zhvillimet e fundit në drejtësi dhe hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH. Kryeministri tha se këto çështje duhet t’u lihen institucioneve të drejtësisë dhe se materialet hetimore nuk duhet të shërbejnë si bazë për gjykime publike përpara përfundimit të procesit.

Ai tha se “ajo që nga shumë këtu shihet si Regres, Nga BE dhe KE shihet si progres”.

“Dua t’ju bëni pyetje vetes pse BE-ja dhe KE-ja ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur dhe përhapur valë dëshpërimi, i shikojnë si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktet e një përpjekjeje të përditshme në të gjitha aspektet.

Kjo është një çështje që unë mendoj se i duhet lënë gjykatës, jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik. Procesi do të tregojë nëse ka apo jo gjëra që kanë cenuar çfarëdoqoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo në lidhje me partnerët tanë.

Një shqetësim i tillë, që na vjen nga shpërndarësit e materialeve të nxjerra rrugëve, nuk na ka ardhur nga asnjë partner ndërkombëtar. Pres që prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e vet dhe, në fund, të dalë edhe rezultati”, tha Rama.

Rama, nga ana tjetër, e vendosi përgjegjësinë e tij politike te vijimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Përgjegjësia ime politike është një histori, avaz, i përsëritur në pafundësi në mjedisin e diskutimit publik këtu dhe unë nuk pretendoj që t’ju bëj të ndryshoni. Përgjegjësia ime politike është një dhe vetëm një: reforma në drejtësi të mos ndalet, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjithë të zhvillohet si një mision i sistemit.

Sepse kemi qenë në këtë vend, në moshën e mjaftueshme për të gjykuar individualisht, ku gjërat që shohim sot dhe ndodhin sot as nuk mund të imagjinoheshin.

Gjërat që ndodhin sot dikur nuk mund të imagjinoheshin. Ky vendi që po flas nuk ka qenë në shekullin e kaluar, por deri para reformës në drejtësi. Nëse pyetja juaj nënkupton që për përgjegjësitë individuale të njërit apo tjetrit duhet të përgjigjemi si në komunizëm, atë sistem e kemi ndryshuar. Nëse ju mendoni se kur një emërim bëhet, i lind përgjegjësia atij që emëron si rezultat i faktit që i emëruari mund të bëjë gabime rrugës, është mënyrë e të parit si në komunizëm.

Detyra jonë është të japim llogari për gjithçka çfarë po bëjmë dhe kushdo që tradhton, duhet të përballet me anën tjetër të pushtetit, që është drejtësia. Kjo është demokracia. Në Francë, ministri i drejtësisë u akuzua për pedofili, nuk u largua nga detyra. Presidenti vetëm ia la në dorë drejtësisë dhe më pas ministri doli i pafajshëm dhe qëndroi në detyrë.

E sigurt është se askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për t’u përballur me pasojat e një veprimi që hyn në sferën e drejtësisë. Këtu nis dhe mbaron përgjegjësia ime politike”, tha Rama.

gijotina.com/

Etiketa: Edi Ramahetimi i Vlora HysenitKryesore1

Lajme të lidhura

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi
Breaking Views

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26

Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në raportin për Shqipërinë se korrupsioni, zbatimi i pabarabartë i ligjeve, burokracia dhe mungesa...

Lexo më shumë
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26
“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com