Federata e Futbollit ka hapur aplikimet për Akademinë e Arbitrimit VII, duke u dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve që duan të ndjekin rrugën e arbitrimit dhe të bëhen pjesë e brezit të ri të arbitrave në Shqipëri.
Të apasionuarit pas futbollit që dëshirojnë të nisin një rrugëtim të ri në fushën e arbitrimit mund të aplikojnë duke dërguar kërkesën në adresën [email protected] .
Për të mësuar më shumë rreth aplikimit, kërkesave dhe informacionit të nevojshëm për t’u bërë pjesë e Akademisë, aplikantët mund të vizitojnë edhe faqen e FSHF-së “Bëhu Arbiter”, ku janë të publikuara të gjitha të dhënat dhe informacionet që duhet të plotësojnë.
Mos e humb mundësinë për të nisur rrugëtimin drejt arbitrimit! Apliko tani dhe bëhu pjesë e Akademisë së Arbitrimit VII.
Ceremonia e fillimit të Akademisë do të zhvillohet më 22 tetor 2026, në orën 15:00, në sallën e konferencave në FSHF.










Discussion about this post