GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e pesë projekteve të përzgjedhura në konkursin për zhvillimin e “Tirana Fountain Tower”, projekt që synon transformimin e godinës së njohur si “Tajvani” në Parkun Rinia.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te rëndësia e projekteve arkitekturore me impakt të veçantë në qytet, duke theksuar se për zhvillime të tilla tashmë u besohet profesionistëve me eksperiencë në planifikim urban, arkitekturë dhe ndërtim.

“Sot rikthehemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë kur vjen puna te zhvillimi i projekteve me rëndësi të veçantë që në Shqipëri ua besojmë profesionistëve me profile dhe me karriera të veçanta në fushën e planifikimit, të projektimit arkitektonik dhe të ndërtimit të objekteve që kanë një impakt me rëndësi për qytetet tona, për zona të caktuara ku lidhen bashkë zhvillimi individual i një prone me zhvillimin më tërësor të komunitetit apo vendit.

Jemi këtu për të riadresuar zhvillimin e një prone ku, siç e patë, u ngrit një park dhe më pas po aty u ngrit një ndërtesë që ishte nga të paktat ndërtesa në kohën e komunizmit ku njerëzit mund të takoheshin jo për mbledhje, jo për punë, në shërbim të ndërtimit të komunizmit, por për të kaluar kohën e lirë.

E mbaj mend mirë të gjithë, në atë kohë në Shqipëri koha e lirë kalohej në këmbë dhe pikat e shërbimeve për të ngrënë apo për të pirë diçka bashkë, qoftë dhe 1 kafe, quheshin vetëshërbime dhe rrihej në këmbë.

Se ndenjja ulur me miqtë ishte një kërcënim për stabilitetin e regjimit, pasi duke qëndruar ulur njerëzit mund të merrnin rrugë qorre në arsyetimin e tyre.

Te Parku Rinia u ngrit një strukturë e pakët për t’u ulur, e cila për nga forma iu dha njerëzve që ta pagëzonin si Tajvani, sepse u dukej si arkitekturë kineze, por duke qenë se nuk e kishin Kinën fort për zemër, ia vunë emrin Tajvani.

Më pas struktura u ritransformua sepse erdhi koha që ndenjja ulur me shoqërinë u bë pjesë e jetës së përditshme dhe Tajvani kishte kaluar proceset e privatizimeve, u kthye në një ngrehinë për shërbime dhe ku natyrisht objektivi kryesor është t’i mbajnë njerëzit sa më shumë ulur e mundësisht t’i lënë pa punë.

Sot jemi këtu për një zhvillim tjetër të asaj godine që ka nevojë të transformohet për të plotësuar nevojat e një qyteti që nuk është më ai që ishte në vitet ’50, kur u krijua Parku Rinia, as në fund të viteve ’70, kur u ndërtua Tajvani, as në vitet e para 2000, kur Tajvani rimori një tjetër volum, por jemi në një kohë kur nevojat dhe ambiciet janë shumë më të mëdha.

Është një projekt i sipërmarrjes private në një pronë private, është një projekt që për arsye se zhvillohet në zemër të parkut, brenda perimetrit të pronës private, aty ku aktualisht jemi në kushtet që duhet rindërtuar, por nga ana tjetër ndërtimi do të ketë një impakt të rëndësishëm në gjithë hapësirën përreth. Po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar duke i bërë, radhë së parë, një mundësi zgjedhjeje që të gjejë vendimin cila do të jetë mënyra si do të rikoncepetohet dhe rindërtohet Tajvani”, tha Rama.

Në konkurs janë përzgjedhur pesë projekte nga studio ndërkombëtare të arkitekturës:

Barozzi Veiga, Spanjë
BIG – Bjarke Ingels Group, Danimarkë
Cobe, Danimarkë
l’AUC, Francë
JDSA – Julien De Smedt Architects, Francë

Konkursi synon të përcaktojë konceptin arkitektonik dhe mënyrën e rikonstruksionit e zhvillimit të godinës së “Tajvanit”, e cila ndodhet në zemër të Parkut Rinia dhe që, sipas Ramës, do të ketë ndikim edhe në hapësirën përreth.

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1Tajvani

Lajme të lidhura

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE
Breaking Views

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Para
Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com