Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama hyjnë sot në ditën e 125-të, ndërsa qytetarët dhe aktivistët shprehen të vendosur për të vijuar tubimet.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe largimi i qeverisë aktuale, me synimin për krijimin e një qeverie teknike. Krahas ndryshimeve në drejtimin e vendit, ata kërkojnë edhe rishikimin dhe anulimin e disa ligjeve, të cilat sipas tyre nuk janë në interes të qytetarëve shqiptarë.
Edhe gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, pjesëmarrësit përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit.
Protestuesit kane brohoritur njëzëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe “Ju erdhi fundi”
Organizatorët dhe protestuesit kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke e mbajtur në fokus kërkesën për ndryshime politike dhe krijimin e një qeverie teknike. Protestuesit akuzojnë qeverinë e kryeministrit Rama për korrupsion të përhapur gjerësisht në çdo fushë të administratës.










Discussion about this post