GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protestat e nxënësve të shkollave të mesme në Francë, të nisura fillimisht për shkak të orëve të gjata mësimore, mungesës së mësuesve dhe gjendjes së amortizuar të godinave shkollore, janë përshkallëzuar në të gjithë vendin.

Qeveria franceze ka paralajmëruar për atë që e ka cilësuar si “dhunë urbane”, ndërsa ka njoftuar se një numër shkollash do të kalojnë në mësim online për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit pedagogjik.

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu thirri të enjten një mbledhje të kabinetit dhe u kërkoi ministrave të anulonin udhëtimet e planifikuara, në mënyrë që të angazhoheshin në menaxhimin e situatës, raporton The Guardian.

Protestat nisën javën e kaluar në rajonin e Parisit, por më pas u përhapën në pjesë të ndryshme të Francës.

Zyra e kryeministrit deklaroi se përshkallëzimi i dhunës e ka bërë “praktikisht të pamundur” garantimin e vijimit normal të arsimit publik dhe se stafi dhe nxënësit po ekspozohen ndaj rrezikut.

Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, pritet të takohet të premten me përfaqësues të nxënësve për të diskutuar situatën dhe kërkesat e tyre.

Sipas policisë, rreth 900 protesta, bllokime dhe incidente të lidhura me demonstratat ishin duke u zhvilluar të enjten pranë shkollave të mesme në të gjithë vendin. Më shumë se 160 shkolla ishin mbyllur si pasojë e protestave.

Etiketa: arsimFranceprotesta

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal
Aktualitet

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

08:37 - 02/10/26

Forca të shumta policie kanë zbarkuar gjatë mesnatës në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku janë kryer kontrolle në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 02/10/26
Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë

Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë

08:11 - 02/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

Sot dita e 125 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama: Poshtë narko-shteti!

08:06 - 02/10/26
Nuk ka ndodhur kurrë më parë, disa ditë para lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi gradohet “doktor”!

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, disa ditë para lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi gradohet “doktor”!

07:53 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com