Për deputetin e PD, Oerd Bylykbashi, protesta që po zhvillohet në Tiranë prej 4 muajsh, duhet të shtrihet edhe në nivel lokal.
Bylykbashi tha se Shqipëria është një terren laboratorik, ku çdo formë proteste është e domosdoshme, që nga ato paqësoret e deri tek ato më përshkallëzueset.
Sipas Bylykbashit, duhet bërë gjithçka duhet që protesta në Tiranë të ringrihet, pasi është goditje që i bëhet çdo lloj forme qeverisjeje, si forma e vetme për të frenuar që mos të shkojë kaq larg.
Po ashtu ligjevënësi demokrat, këmbëngul që është detyra e opozitës që jo vetëm të mbështesë çdo lloj proteste, por edhe të udhëheqë një lëvizje protestash të shpërndarë në të gjithë vendin, për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij regjimi.
“Është interesante që partia e opozitës në Francë del haptazi dhe kështu duhet të jetë. Opozita ka për detyrë të nxitë e organizojë dhe udhëheqë të gjitha format demokratike të protestës e rezistencës. Shqipëria është terren laboratorik ku çdo formë proteste është e domosdoshme.
Për fat ne kemi 4 muaj një protestë që tregon se shqiptarët s’janë apatikë. Fakti që reziston është domethënëse. Duhet bërë çmos që protesta të ringrihet, qoftë dhe në nurma, pasi është goditje që i bëhet çdo lloj forme qeverisjejë, sepse nukkmund të shkojë kaq larg.
Nuk është e mjaftueshme, duhen protesta përshkallëzuese në nivel lolal. Dikush t’i organizojë për të nxjerrë mllefin e madh që kanë, është e paimagjinueshme kjo që po ndodh në Shqipëri. Protesta është minimale.
Është detyra jona si opozitë jo vetëm të mbështesim çdo lloj proteste, por të udhëheqim një lëvizje protestash të shpërndarë në të gjithë vendin, pasi ky regjim duhet të marrë fund.
Duhet të mbështesim e organizojmë çdo protestë, nga ato të voglat deri në të mëdha, periodike dhe të vazhdueshme. Duhet që ajo lëvizje të përfshijë sa më shumë radhë të shoqërisë, të ikë nga apatia. Ky regjim duhet zhdukur e shkatërruar.
Nëse ne do kemi një formë qeverisjeje demokratike e normale, hapësira për protestë duhet të jetë e parashikuar por jo të jetë e tejzgjatur, pasi është parashikuar të zgjidhet nga kushtetuta e ligjet. Ka një ndarje të thelle mes një kaste të një kryeministri që qeveris me oligarkët dhe një kaste tjetër, të një shoqërie që vuan.










Discussion about this post