Reforma e re territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera, vijon të sjellë reagime të shumta nga ana e qytetarëve dhe kundërshtime. Këtë herë në protestë janë ngritur banorët e Memaliajt, të cilët kanë kundërshtuar bashkimin me bashkinë e Tepelenës.
Ata kanë dalë para ambienteve të kryesisë me pankarta, ndërsa brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, po zhvillon mbledhje Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën publike, ku po trajtohet Reforma e re Territoriale. I pranishëm në këtë protestë është edhe kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj.
Malaj paralajmëroi mazhorancën se me Memaliajn i kanë bërë llogaritë gabim, duke u bërë thirrje socialsitëve të mos marrin urdhra politikë por të dëgjojnë zërin e qytetarëve.
“Qytetarët kanë muaj ndaj kësaj padrejtësie, me largimin e të vetmit instutucion që u shërben atyre, jo vetëm kanë protestuar por dhe në dëgjesë janë shprehur kundër bashkimit.
Janë shprehur edhe me peticion drejtuar Kuvendit për mosshkrirjen, edhe këshillat bashkiakë. Është një nga bashkitë më të mëdha të Qarkut Gjirokastër. Qyteti që ka dinjitet e histori. Është ngritur me gjakun e 126 minatorëve.
Thirrje deputetëve, socialistë e demokratë të mos e votojnë këtë reformë që nxit shpopullimin e Memaliajt, zbeh ekonominë dhe identitetin e krahinës. Është reformë antikushtetuese dhe në kundërshtim me kartën europiane. Kjo është një hartë elektoralë, me Memaliajn i kanë bërë llogaritë gabim. Të mos marrin urdhra politikë po të dëgjojnë zërin e qytetarëve”, u shpreh ai
Përmes një postimi në rrjetet sociale, të bërë ditën e sotme ai u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkoheshin në kryeqytet.
Ai shprehet se Memaliaj ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve, pasi ndodhet përballë një vendimmarrjeje që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për të ardhmen e saj.










Discussion about this post