Kombëtarja shqiptare do të zbres sonte në fushë për të zhvilluar përballjen e saj radhës ndaj Finlandën për llogari të Ligës C në Ligën e Kombeve. Ndeshja e cila do të luhet në stadiumin “Olympic” të Helsinkit, do të nisë prej orës 15:00.
Ndryshe nga dy rivalët e mëparshëm, kjo sfidë paraqitet më delikate në raport me nivelin e kundërshtarit, por edhe për shkak të historisë dhe të kaluarës. Grupi shihet i plotë, me përjashtim të Luis Hasës i cili ka mundur të rikuperojë vetëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos në “Air Albania” të martën e ardhshme, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë në dispozicion të italianit.
Një tjetër faktor që “nxit” dëshirën e madhe për të “çekuar” kreun në Helsinki është edhe fakti se Kombëtarja shqiptare nuk ka arritur të fitojë në tokën mike prej 46 vitesh, çfarë do të thotë se sonte mund të vijë momenti i duhur për ta prishur këtë “mallkim”. 6 pikët e para na japin besimin se rruga drejt fitores është “shtruar” tashmë. Megjithatë, në “përplasjet” direkte, gjithçka mund të ndodhë.










Discussion about this post