GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.

Në fjalën e mbajtur, Vokshi tha se demokracia dhe shteti i së drejtës në Shqipëri ndodhen përballë rreziqeve serioze, duke iu referuar ndër të tjera hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë dhe ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale.

Vokshi deklaroi se pikërisht në një kohë kur hetimet kanë prekur figura të larta të qeverisë, përfshirë ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni dhe zyrtarë të tjerë, qeveria ka paraqitur ndryshime të gjera në legjislacionin procedural penal.

Fjala e plotë:

I nderuar Kryesues,

Pikërisht në momentin kur hetimet arrijnë në rrethin e ngushtë të Kryeministrit — me çështje që përfshijnë ish-Zëvendëskryeministren Balluku, AKSHI-n, ish-kreun e shërbimit të inteligjencës Hyseni dhe zyrtarë të tjerë të lartë — Kryeministri paraqet ndryshime shqetësuese në Kodin e Procedurës Penale: fillimisht, propozoi amendime ne nenin 242, për të krijuar “superimunitetin” për veten e tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë prane tij, dhe tani duke propozuar ndryshime në 106 nene të Kodit të Procedurësuke dokumentuar keqpërdorim masiv të burimeve publike, presion përmes rrjeteve të patronazhit, intimidim, blerje votash, shkrirjen e kufirit mes shtetit dhe partisë, si dhe përfshirjen e krimit ne zgjedhje. V-Dem e konsideron Shqipëri nje autokraci elektorale.

– Korrupsioni: mbetet një shqetësim themelor, i shtrirë në te gjithe sektoret dhe nivelet e qeverisjes.

– Gazetarët përballen me presion.

– Mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe balancimit të pushteteve.

Të nderuar kolegë,

Fjala “skandal” po e humbet kuptimin në Shqipëri. Një skandal pason tjetrin.

Kur institucionet që duhet të mbrojnë qytetarët se u shërbejnë interesave kriminale, shteti është i kapur.

Pikërisht në momentin kur hetimet arrijnë në rrethin e ngushtë të Kryeministrit — me çështje që përfshijnë ish-Zëvendëskryeministren Balluku, AKSHI-n, ish-kreun e shërbimit të inteligjencës Hyseni dhe zyrtarë të tjerë të lartë — Kryeministri paraqet ndryshime shqetësuese në Kodin e Procedurës Penale: fillimisht, propozoi amendime ne nenin 242, për të krijuar “superimunitetin” për veten e tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë prane tij, dhe tani duke propozuar ndryshime në 106 nene të Kodit të Procedurës Penale.

Ky draft, rrezikon të cenojë themelet e reformës në drejtësi, duke mbrojtur zyrtarët e lartë nga drejtësia. Ai krijojn një mekanizëm politik për të mbrojtur vetë Kryeministrin dhe zyrtarët e lartë nga hetimet aktuale por dhe ato të ardhshme.

Drafti aktual përjashton nga masat e arrestit veprat penale që parashikojnë një dënim maksimal deri në pesë vjet. pra, nëse vjedh, nese abuzon me prokurimet publike, nese shpërdoron detyrën apo postin, ose përfshihesh në shkelje apo krime zgjedhore, nuk kryen asnjë ditë burg.

Drafti krijon filtra të rinj proceduralë për hetimet dhe mbledhjen e provave, si dhe ashpërson rregullat për sekretin hetimor.

Atë që presioni politik nuk arriti t’ia imponojë drejtësisë, tani po tentohet të arrihet përmes ndryshimit te legjislacionit.

Drafti krijon de facto pandëshkueshmëri për krimet dhe shkeljet zgjedhore. Ai kërcënon gjithashtu lirinë e medias, duke kufizuar mundësinë e gazetarëve për të raportuar mbi hetimet.

Institucionet e drejtësisë duhet të kenë pavarësinë dhe kompetencat e nevojshme për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kudo që të çojnë provat.

Asnjë Kryeministër dhe asnjë qeveri nuk duhet të rishkruajë rregullat për të mbrojtur veten nga hetimi dhe llogaridhënia.

Mesazhi i kësaj Asambleje duhet të jetë i vetëm dhe i qartë: mbroni drejtësinë e pavarur, mbroni gazetarët, mbroni qytetarët, mbroni demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe kërkoni llogaridhënie.

I bëj thirrje kësaj Asambleje të kërkojë opinion te ketij drafti nga Komisioni i Venecias përpara miratimit të tij, një proces transparent konsultimi dhe monitorim të afërt të ndikimit të këtyre ndryshimeve mbi pavarësinë e gjyqësorit.

Sepse pas këtyre dështimeve institucionale janë familje që po humbasin shpresën dhe të rinj që po largohen nga vendi i tyre.

Faleminderit.

Etiketa: demokraciKryesore1rrezikVokshi

Lajme të lidhura

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij
Aktualitet

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

12:05 - 03/10/26
Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta
Aktualitet

Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

11:18 - 03/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij
Aktualitet

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

12:05 - 03/10/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku në...

Lexo më shumë
Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26
Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

11:32 - 03/10/26
Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

11:18 - 03/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com