GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku në fokus ka qenë reforma e re administrativo-territoriale. Berisha tha se opozita ka vendosur të qëndrojë e përfshirë në proces, pavarësisht bindjes së saj se mazhoranca nuk do të ndërmarrë, një reformë të vërtetë territoriale.

PD ka paraqitur një alternativë me 100 bashki, duke lënë të hapur mundësinë për krijimin e njësive të tjera në varësi të përmbushjes së kritereve.  Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e përdor reformën për interesa politike dhe për përqendrimin e mëtejshëm të pushtetit vendor.

“Ky takim lidhet me reformën territoriale. Ne u angazhuam në proces jo se nuk ishim të sigurt që Edi Rama nuk do angazhohej në një reformë të vërtetë, por ua themi këtu, dy qenë shkaqet për të cilat ne u angazhuam. Së pari, ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët që ne të mos braktisim këtë reformë dhe t’u lëmë socialistëve duar të lira. Së dyti, reforma territoriale është një nga dy kërkesat e Komisionit Evropian në raportin e tetorit që kaloi, se tani po vjen raporti i ri. Nuk kishte diskutim që Edi Rama gjithçka do ndjekë dhe ato mandate të grabitura, ato 83 mandate krimi, ai do t’i shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor në duart e tij.

Ndërprenë papritmas, siç e dini, jashtë të gjitha procedurave, sepse po vazhdonin konsultimet, dhe nuk kishin përfunduar konsultimet, megjithatë ai u tërhoq, paraqiti draftin me 46 bashki duke hequr edhe 15 të tjera, që të gjitha për qëllimet e tij elektorale. Ne paraqitëm një draft prej 100 bashkish, duke lënë të hapur dhe mundësinë e krijimit të njësive të tjera na varësi nga plotësimi i kritereve për ekzistencën e tyre. Sigurisht Edi Rama vazhdoi me projektin e tij. Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kartën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës, të cilat kërkojnë që këto ndryshime të bëhen me konsultë dhe referendum.

Por siç e dini nuk ka asnjë shans që ky të përfillë referendumin apo rekomandimet. I plagosur rëndë dhe i pashpresë, ky tani merr çdo lloj vendimi që i intereson për lëkurën e tij. Ne, për hir të opinionit, për të sqaruar opinionin mirë në këtë pikë, kemi paraqitur ligjin tonë në parlament me 100 bashki, ligj i cili pa mëdyshje refuzohet nga socialistët. Janë një numër bashkish që janë ngritur në protesta, në disa prej tyre as këshilltarët e tij nuk kanë pranuar të votojnë për shuarjen e bashkive. Është një situatë pra në të cilën mendova të këshillohem edhe me ju për këtë çështje të rëndësishme,” tha Berisha.

Etiketa: aleateberisha

Lajme të lidhura

Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti
Aktualitet

Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

12:31 - 03/10/26
Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE
Aktualitet

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26
Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta
Aktualitet

Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

11:18 - 03/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti
Aktualitet

Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

12:31 - 03/10/26

Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka shprehu kritika ndaj Partisë Demokratike gjatë tryezës së përbashkët me aleatët, teksa...

Lexo më shumë
Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

12:05 - 03/10/26
Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26
Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

11:32 - 03/10/26
Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

11:18 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com